Kosovë, Nis ndërtimi i autostradës
Ndërtimi i autostradës Morinë-Merdare, e cila është cilësuar si projekt madhor nga autoritetet në Kosovë dhe Shqipëri, do të nisë sot. Fillimin e punimeve për vazhdimin e autostradës në pjesën e Kosovës, është paralajmëruar ta shënojë simbolikisht shpërthimi i një eksplozivi në Vërmicë.
Në ceremoninë festive me rastin e fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Merdare pritet të marrin pjesë: kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, homologu i tij shqiptar, Sali Berisha, ministri i Transportit shqiptar, Sokol Olldashi, ai i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ministra dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të komunave dhe ata të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se ndërtimi i autostradës Morinë-Merdare do ta ketë efektin e vet jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin dhe proceset integruese evropiane. Duke e vlerësuar si shumë transparent procesin e ndërtimit të autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë, Thaçi ka thënë se ajo krijon mundësi të daljes në det për Kosovën.
Konzorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka” do të jetë përgjegjës për ndërtimin e autostradës, e cila parashikohet të jetë e gjerë 28 metra, me 4 shirita qarkullues, me mundësi të kyçjes në çdo qendër. Zbatimi i projektit për ndërtimin e autostradës thuhet se do të kushtojë rreth 700 milionë euro.
Gjatë tri vjetëve të ardhshëm, sa parashihet të zgjasë ndërtimi i autostradës, pritet të punësohet një numër i konsiderueshëm i kosovarëve. Në një paragraf të kontratës për ndërtimin e autostradës, të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe kompania “Bechtel & Enka”, thuhet se rreth 40 për qind e punimeve të drejtpërdrejta në trasenë e rrugës, do t’i kryejnë kompanitë vendore.
Autostrada Morinë-Merdar, e cila është vazhdimësi e autostradës Durrës – Morinë, lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Shqipërisë, ndërsa Kosovës i krijon mundësi të daljes në det duke e lidhur pikën më të skajshme kufitare të Kosovës, Merdarin me portin e Durrësit. /REL/
- “Amnistohen” dhjetëra “kodoshë” të shpallur
- Nuk ka Evropë, as OKB me “kebab diplomacy”!
- Tetova shënoi “Ditën e dallimeve”
- Pastruesi shqiptar diplomon në Universitetin Columbia
- BDI kërkon respektim të shqipes, PDSH vend për “marrëveshjen e re”
- Tregu shqiptar dhe (inter) nacionalizmi ekonomik
- Komandanti i tradhtuar dhe i harruar
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Te pershendes Kosovari nga Mitrovica
TOPI ,SEJDIU , BERISHA , THAQI, AHMETI në çdo deklarat deklarojnë se shqiptarët do të bashkohen në Europë.
Në të kaluaren shqiptarët e Kosovës , Maqedonis, Malit të Zi dhe Lugina e Preshevës ishim të bashkuar në ex Yugosllavi por edhe pse luftuan tri luftra prap mbetëm të ndarë.
Krerët e kombit shqiptarë deklarojnë se autostrada Vermic-Merdare do të na bashkon por harojnë se Shqipria, Maqedonia Kosova kanë vendosur kufijë ndërshtetrorë dhe ndërshqiptarë.
Hyrja e shqiptarëve në Europë të ndarë përforcon dhe legalizon ndarjen e shqiptarëve dhe do të mbesim ndaras në disa shtete. Shqipëri, Kosovë . Maqedoni, Sërbi dhe Malin e Zi..
Plani i Ahtisarit definon qartë se Kosova do të jetë shtetë multietnik ky plane paraprakishtë e parandalon bashkimin e shqiptarve në një shtetë në integrimet Europiane që është pranue nga të gjithë krerët shqiptarë.
Me pranimin që shqiptarët e Kosovës të klonohen në Kosovar zyrtarizimin e gjuhes sërbe krijimin 10 komunave sërbe në Kosova . Zyrtarizohet Shteti i Kosovës me dy etnitete Kosovaro-Sërbë.
Është mashtrim historik ndaj shqiptarëve se autostradat do të na bashkojnë. Shqiptarët bashkohen vetum atëherë kur të kemi një Kryeqytet dhe të jetojmë në një shtetë.
Autostrada e Kombit devijon mbrapshtë i ndryshohet trasea dhe regjionalizohet prej nga vijnë pushtetarët.
Inagurimi përfundon me deklarata kundërshtuese PDK-ja lavdronte UÇK-në. LDK-ja lavdëronte presidentin e ndrjerë Rugova kurse opozita nuk merë fare pjesë në inagurimin e autostradës..
Autostradën e kombit u shfrytëzue sikurse të ishim në fushatë parazgjedhore.
Një fjalë popullore thotë diqka që fillon mbrapshtë mbaron mbrapshtë.
25.04.2010.ken30
Deklaratat të pa matura të politikanve tanë treguan qartë se edhe në inagurimin e autoudhës të kombit deklarojnë deklarata partiake sikurse të ishim në fushatë parazgjedhore.
Çdo tentim që autoudha të politizohet e humbë vleren si autoudhë e kombit dhe e rikthen në autoudhë korrupcioni ose autoudhë e një regjioni..
Meritat për ndërtimit të autoudhës i ka populli i Kosovës që i ka bllokua mjetet tani e 10 vite prej taksave të popullit të Kosovës.
Në inagurim është dashur të merre pjesë i tërë populli i Kosovës por për fatë të keqë sikurse në shpalljen e pavarsisë poashtu edhe sotë në inagurim nuk u ftuan lideret e regjioneve liderët e opozitës akademikët etj
Inagurimi përfundoi me kualicionin PDK-LDK me deklarata kundërshtuese PDK-ja lavdronte UÇK-në kurse LDK-ja lavdëronte presidentin e ndrjerë Rugova.
Një fjalë popullore thotë diqka që fillon mbrapshtë mbaron mbrapshtë.
URIME PER PROJEKTIN ME MADHOR QE E KA
EMRIN : AUTO STRADE "RRUGA E KOMBIT SHQIPETARE"
URIME QEVERIA E KOSOVES, -QEVERIA E
SHQIPERISE ...!
BURAT E MEDHENJE KRYEJNE PUNE MADHORE PER KOMB
E ATDHE ........!!!
RRUGA AUTOSTRADE ,
ESHTE , KA QENE ENDER E CCDO SHQIPETARI
QE NJE SHEKULL ,
QE NJE SHEKULL LOTI ESHTE PERZIER ME
GJAKE PER ENDREN E MADHE TE BASHKIMIT
TE KOMBIT ...!
KJO ENDER U BE REALITET .....!
LOTIN E PERZIER ME GJAK
TANI E LAJM NE DETIN QE QUHET : DET I KREJTE SHQIPETAREVE .......!
TE FALEMDERIT O "ZOT"
TE FALEMDERIT QEVERIA BERISHA
TE FALEMDERIT QEVERIA THACCI
QE NA BASHKUAT PERSERI NATYRALISHT ...!!!
LOTIN MA KETHYTE NE RREZE
-----------------------------
ETJEN E MADHE BASHKIM
MA SHUAT ME DET
MALLIN 100 VJECCAR
QE PATA
PER SHQIPERINE
ME DHURRUAT
MILIONA LULE -ME SHQIPONJA
NGA ;ILIRIDA 007
Publikoni komentin tuaj