Hyrje | LAJME | Kosovë | Dënohet intervenimi i policisë kundër “Vetëvendosjes”

Dënohet intervenimi i policisë kundër “Vetëvendosjes”

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Këshilli kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit ka dënuar intervenimin e policisë së Kosovës, në përpjekje për të arrestuar Kurtin, gjatë përfundimit të ceremonisë së varrimit të veprimtarit të shquar për lirinë kombëtare Ali Aliut.

Intervenimi i policisë, sipas këtij këshilli, ishte krejtësisht i dështuar në aspektin profesional, i pamenduar për aspektin politik dhe në kundërshtim me traditën dhe moralin e popullit shqiptar.

“Situata e krijuar rreth procesit gjyqësor ndaj z.Kurti është duke e vënë tërë sistemin e drejtësisë në Kosovë në një situatë absurde. Kjo po ndodh për shkak se vet ky proces është absurd, duke qenë se ka premisa politike”, thuhet më tej në reagim.

“UNMIKU në vitin 2007 dhe sistemi i drejtësisë të cilin ai e drejtonte, në vend se të merreshin me vrasësit e dy demonstruesve paqësorë dhe me plagosjen e afro 80 të tjerëve që u shkaktuan nga vetë policia e UNMIK-ut gjatë demonstratës së 10 shkurtit 2007, në mënyrë selektive filloi një proces gjyqësor ndaj z. Kurti”, konstatohet në reagimin e këtij këshilli.

EULEX-i, siç thuhet më tej, duke pasur tërë mundësitë që rastin ta mbyllte, dhe të fillonte një hetim gjithëpërfshirës për ngjarjet e 10 shkurtit 2007, “e rihapi rastin ndaj z. Kurti, duke shkaktuar një indinjatë të madhe në tërë opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë”.

“Të bindur në qëndrimin tonë se ky proces gjyqësor ka premisa të një procesi politik dhe si i tillë po e dëmton demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Kosovë, si dhe duke marrë parasysh konsensusin e gjerë në Kosovë dhe në përgjithësi në shoqërinë shqiptare për nevojën e mbylljes urgjente të këtij rasti, gjë të cilën e ka dëshmuar edhe peticioni i organizuar në nivel shtetëror dhe kombëtar, ne kërkojmë që prokurori i rastit t’i tërheq akuzat e mbetura ndaj z.Kurti dhe kështu ta përfundojë këtë maskaradë gjyqësore, politike dhe tanimë edhe policore”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Podujeva në 02/05/2010 06:53:10
avatar
Shumë e pta simpatizuar "Vetvendosje"-n.Tani nuk e dua më. Nuk e kuptoj fare se çka duan këta njerëz dhe për kë veprojnë?! Këtyre nuk po u pëlqen asgjë kosovare e as shqiptare.Këta nuk po e duan as popullin,as Policinë tonë,as individët,vallë çka duan këta.Albini dikur shkëlqeu,dhe tani po bie. I mbetet ta lexoi "SHKËLQIMI DHE RËNIA E SHOKUT ZYLO" të D. Agollit.
Policinë e Kosovës po e provokojnë. Këta janë tendem i Sërbisë nga se çka se pranon Sërbia nuk e pranon as "Vetvendosja".
Ruaj Zot nga vetja e tyre.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0