Në Zvicër invalid, në Kosovë drejtor spitali
Shtetasi kosovar dhe në vitin 1997, zviceran i natyralizuar, që nga pranvera e vitit 1995 është paraqitur si i sëmurë rëndë. Pas një operacioni në tru, mjeku kosovar i cili ka qenë i punësuar në Spitalin e Zurichut, është deklaruar se vuan nga harresa, pengesa në koncentrim dhe paaftësi për të mësuar. Në bazë të shumë dëshmive mjekësore, ai e fiton të drejtën e pensionit invalidor prej 100 për qind. Një gjë është e sigurt, se i akuzuari nga Zvicra, në periudhën prej qershorit të vitit 2000 e deri në shtator të vitit 2008, ka marrë pension në një shumë prej 550.000 frangave zvicerane. Pas çdo revizioni invalidor, ai ka deklaruar se ende është invalid, ndërsa pas një operacioni në zemër, ai është ankuar se nuk mund të rifillojë profesionin e vet. Por, autoritetet zvicerane tashmë e kanë kuptuar gjithë ngjarjen në fjalë: Kanë qenë këto gënjeshtra bianko të mjekut kosovar. Që në qershor të vitit 2000, ai është punësuar në Spitalin universitar të Prishtinës, si mjek special për neurologji. Sipas akuzës, kosovari është emëruar si drejtor i një klinike për neurokirurgji dhe asistent profesor në Universitetin e Prishtinës. Pas disa informatave anonime nga Kosova, mjeku kosovar arrestohet për 73 ditë në paraburgim. Gjatë ditës së martë, për shkak të veprës penale „mashtrim", ai është dashur të japë llogari para Gjykatës së qarkut në Zurich të Zvicrës. Prokuroria zvicerane shtetërore ka kërkuar një dënim prej 24 muajsh burg, për dallim nga mbrojtësi i njohur Valentin Landmann, i cili ka kërkuar një lirim të tërësishëm nga akuza. Gjykata kishte një pikëpamje tjetër, duke e dënuar të akuzuarin me në dënim prej 21 muajsh burg. (e.gashi)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:410)
-
Seks para publikut në garat me kuaj (Videon) (lexuar sot:347)
-
Ahmeti dhe Thaçi mund t’i dorëzojnë mandatet e deputetëve? (lexuar sot:310)
-
Vajza nga Shipkovica kampione në Gjermani (lexuar sot:253)
-
Diellza prezenton të dashurin e ri (lexuar sot:246)
-
Grubi: LSDM kërkoi nga unë të shkaktoj incidente (lexuar sot:220)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:188)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
KJO JU NDODHE VETEM NJEREZVE TE BALLKANIT ., I SEMURI ,SHERON TE SEMURET ? APO JEMI MESUAR TE RREJM ..!!!
VERTETE QESHARAKE , POR NUK ESHTE RASTE I VETEM ...!
ME RESPEKT :ILIRIDA 007
Siç është kopeja ashtu është bariu.
Publikoni komentin tuaj