Kosovë, Mesazhe paqeje me rastin festës së Fitër Bajramit
Udhëheqësit e institucioneve të vendit, përfaqësues të partive politike dhe organizatave të ndryshme përgëzuan qytetarët e vendit dhe myftiun Naim Tërnava me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke uruar paqe, shëndet e begati në familjet kosovare.
Në mesazhin e urimit të presidentit Fatmir Sejdiu thuhet se Kosova ka qenë gjithmonë një shembull i rrallë i bashkëjetesës, i tolerancës dhe i harmonisë në mes njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike e fetare.
“Edhe sot, si gjithmonë, le të theksojmë fuqishëm falënderimin tonë të përhershëm për miqtë tanë, për miqtë e Kosovës, që na ndihmuan edhe në kohën e luftës sonë për liri e pavarësi dhe që po na ndihmojnë edhe sot në forcimin e shtetit tonë të pavarur e demokratik. Po ashtu, nderim të veçantë shprehim edhe për të gjithë ata që shkrin vetveten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të cilët u sakrifikuan për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim”, thuhet në urimin e presidentit.
Edhe kryeministri Hashim Thaçi përgëzoi qytetarët dhe myftiun e Kosovës, Naim Tërnava me rastin e festës së Fitër Bajramit
“Pas një muaj agjërimi kaloi muaji i shenjtë i Ramazanit, ku besimtarët tanë e sprovuan durimin, përkushtimin shpirtëror dhe sprovimin fizik, duke rritur edhe më shumë dashurinë e ndërsjellë, paqen dhe solidaritetin. Sivjet, Festën e Fitër Bajramit po e kremtojmë në Kosovën e lirë dhe demokratike me tri vjet pavarësi, me rezultate të larta si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, thuhet në urimin, për të shtuar se fitores së Kosovës në GJND së shpejti do t’i shtohet edhe fitorja në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Përmes një letre urimi, edhe kryekuvendari Jakup Krasniqi shprehet se solidariteti dhe toleranca ndërfetare janë pasuritë më të çmuara të popullit tonë, si të tilla ato përbëjnë një garanci të sigurt për të ardhmen tonë dhe brezave që do vijnë pas nesh.
“Le të punojmë pra të gjithë së bashku me tërë vullnetin që kjo pasuri e popullit tonë të mos zbehet kurrë”, shprehet Krasniqi, duke uruar që në Kosovë përjetësisht të mbretërojë paqja, respekti dhe mirëkuptimi.
Qytetarët e vendit, me rastin e festës së Fitër Bajrami i uruan edhe partitë politike dhe përfaqësues të organizatave tjera në vend. /Telegrafi/
- “Amnistohen” dhjetëra “kodoshë” të shpallur
- Nuk ka Evropë, as OKB me “kebab diplomacy”!
- Tetova shënoi “Ditën e dallimeve”
- Pastruesi shqiptar diplomon në Universitetin Columbia
- BDI kërkon respektim të shqipes, PDSH vend për “marrëveshjen e re”
- Tregu shqiptar dhe (inter) nacionalizmi ekonomik
- Komandanti i tradhtuar dhe i harruar
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj