Kodra e diellit tuboi studiuesit e Kulturës
Nxitja e diskutimeve mbi rolin e kulturës në mjediset urbane duke vënë theksin në industritë kulturore si potencial për zhvillimin e komunave dhe hulumtimi I kapaciteteve kulturore, ishte tema e punëtorisë tre ditore në Kodrën e Diellit, nën organizim të Qendrës për arte "Multimedia"-Shkup dhe Teatri Oda-Prishtinë. Gjatë kësaj punëtorie rreth tridhjetë pjesëmarrës, përfaqësues nga komunat e Kosovës dhe Maqedonisë kanë përcaktuar hartën e burimeve kulturore dhe të industrive kulturore të cilat paraqesin identitetin kulturorë të qyteteve. Në cilësinë e nikoqirit, punëtorinë e ka përshëndetur udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike, Iljaz Halimi, i cili theksoi se komuna e Tetovës do t’i përkrah në vazhdimësi këto iniciativa që kanë për qëllim nxitjen e aktiviteteve kulturore. Koordinator për komunën e Tetovës për këtë projekt është Vullnet Zenki. Gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit në mënyrë praktike kanë trajtuar resurset kulturore të qyteteve në veçanti si një potencial i mundshëm për zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik të komunave. Përfaqësuesit e komunave nga Maqedonia e Kosova gjatë kësaj punëtorie vizituan edhe monumentet kulturore, teqenë Arabati Baba, Xhaminë e Pashës dhe Galerinë e Arteve në Tetovë.
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:53)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:43)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:27)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:26)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:23)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:17)
-
Vetëvendosja: një profil (lexuar sot:13)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj