Hyrje | LAJME | Kulturë | Ndërroi jetë shkrimtari Dhimitër Xhuvani

Ndërroi jetë shkrimtari Dhimitër Xhuvani

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Ndërroi jetë shkrimtari i njohur i letrësisë artistike shqiptare, Dhimitër Xhuvani. Jeta e shkrimtarit u ndërpre sot në moshën 75 vjecare në banesën e tij në Tiranë. Mësohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Xhuvani njjihet si njeri i nderuar në rrethin e shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë dhe përtej kufijve. Dhimitër Xhuvani lindi më 1934 në Pogradec.

Studioi letërsinë në Tiranë dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" të Moskës. Ai njihet si autor i 50 veprave artistike ku më të famshmet janë, Kambanat e fundit (1958), Midis dy netëve (1962), Tuneli (1966), Përsëri në këmbë (1970), Fan Smajli (1971), Zgjimi i Nebi Surrelit (1976), Do të jetojmë ndryshe (1979), Vdekja e zotit Kaloti (1981), Bota ime (1984).

Xhuvani njjihet gjithashtu edhe si skenarist i disa filmave dhe dokumentarëve shqiptarë

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0