Hyrje | LAJME | Kulturë | Shfaqja “Zoti i Masakrës”, e Dritëro Kasapit, më e mira e vitit në Suedi

Shfaqja “Zoti i Masakrës”, e Dritëro Kasapit, më e mira e vitit në Suedi

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Shfaqja “Zoti i masakrës” sipas tekstit të autores franceze Yasmina Reza në produksion të “Teater I”  në Jönköping dhe në regji të Dritëro Kasapit është shpallur shfaqja e vitit 2009. Zgjedhja e shfaqjes së vitit është bërë nga ueb gazeta Nummer e cila është gazeta më e madhe Skandinave për art skenik. Kritikët ishin të njëzëshëm për kualitetin dhe suksesin e shfaqjes që shënoi sezonin teatrot në Suedi.

Në vazhdim po sjellim disa pjesë nga recensionet për shfaqjen e Dritëro Kasapit

”Zoti i Masakrës”  është një kritikë  e mprehtë mbi civilizimin  perëndimorë.  Sa është humoristike aq  është edhe  frikshme. Dritëro Kasapi e ndërton këtë shfaqje me dorë të sigurt si një udhëtim nga një realizëm i relaksuar psikologjik deri në një parodi subtile. Inskenimi nga ana e regjisorit është fenomenal. Posaçërisht harku që na hedh nga normaliteti në një udhëtim të tmerrshëm thellë në errësirën njerëzore dhe në thelbin e një vullneti dionisian për të vrarë më të dobëtin.  Ansambli luan sikur të jenë në një fushë minash, dalëngadalë  rrënohen rrenat jetësore dhe na e bën me dije se Zoti i masakrës  akoma është aty, ka nevojë vetëm për disa gota alkooli, dhe të gjitha marrëveshjet e edukuara dhe politura sociale të zhduken.  Zoti i Masakrës  është një shfaqe e errët, fuqishëm pesimiste mbi civilizimin - dhe frikshëm argëtuese”. (Lars Ring, Svenska Dagbladet).  “Shfaqja ofron një eksperiencë të veçante teatrore me humor histerik. Përveç nivelit të lartë argëtues shfaqja është satirë e mprehtë  për të gjithë ne që kujtojmë se jemi politikisht, moralisht dhe estetikisht korrekt. Shfaqja duhet parë nga të gjithë që kanë së paku një grimë interes për teatër. Po edhe ata që nuk kanë interes fare”. (Rikard Flyckt, Sveriges Radio P4).  ”Zoti i Masakrës”  në regji të Dritëro Kasapit është një komedi që pa mëshirë zbulon të vërtetën e hidhur për shikuesin. Të gjithë mund të identifikohen me këtë pjesë. Loja e aktorëve është e mrekullueshme. Udhëtimin që e bën çdo karakter është mrekulli të ndiqet. Nga kjo shfaqje njeriu  del dhe pyet veten vallë sa fasada  kam unë? Kur do të pëlcasin këto? Dhe si erdhi puna që unë t’i kem ndërtuar këto fasada  pa e vërejtur fare?  (Sara Sandbacka, Jönköpings-Posten).

Regjisori shqiptar që jeton dhe punon në Suedi. Dritëro Kasapi ka arritur shumë suksese në skenat ndërkombëtare. Shfaqja “Drejt murit” që ishte një produksion teatror i Teatrit Nacional të Suedisë, shfaqje që u realizua sipas filmit të njohur gjerman me të njëjtin emër të Fatih Akin-it, u prezantua me shumë sukses në Suedi, Gjermani dhe Turqi. Pastaj “Kasette” në Teatrin e Qytetit të Upsallës u luajt mbi 90 herë, dhe për shkak të interesit të madh të publikut do të ripërtërihet në vitin 2010, si dhe “Vdekja e lavdishme” në produksion të Projektit Evropian “North/Black Seas” që kishte premierë në Danimarkë dhe turné të suksesshme në Suedi, Norvegji dhe Angli.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0