Rëndësia arsimore e kongresit të parë të Tiranës
Mr.sc.Rrezehana HYSA
Vitet 20-30 të shekullit të kaluar e gjetën Shqipërinë në konstituim e sipër si në aspektin arsimor po ashtu edhe në aspektin e legjislacionit. Kësisoj,në tetor të vitit 1920,qeveria shqiptare e kryesuar nga Fan Noli dërgoi një delegacion në Gjenevë,qëllimi i së cilës ishte njohja e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Mirëpo pranimi i saj nuk ishte e lehtë,ngase Shqipëria gjatë kësaj periudhe nuk kishte një qeveri të vërtetë dhe shumë armiq përreth. Ndërkaq pas shume peripecive e gjegjësisht më 17 dhjetor,po të këtij viti,Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pranimi i saj, pati një rëndësi të madhe në njohjen e shtetit shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe u konstitua edhe parlamenti i parë shqiptarë gjegjësisht më 21 prill të vitit 1921 në të cilën vepruan 2 grupe politike,Partia Popullore e kryesuar nga Fan Noli dhe Partia Përparimtare me në krye Hoxhë Kadriun, pikësynim i së cilave ishte krijimi i një shteti ligjor,demokratik dhe gjykata të pavarura. Pas Kongresit të Lushnjës e pikërisht në dhjetor të vitit 1922,u miratua Statuti i zgjeruar i Lushnjës gjegjësisht Kushtetuta si ligj themelor i shtetit shqiptar,në të cilën parashihte formën monarkike të shtetit si dhe ndarjen e shtetit nga kisha. Në këtë kushtetutë për herë të parë u miratuan ligje mjaft me peshë për shqiptarët si:ndarja e shtetit nga feja,liria e pronës,e shtypit e ndërgjegjes si dhe shumë të tjera. Në parlamentin shqiptar u zhvillua një luftë e ashpër politike për pushtet. Opozita me në krye Fan Nolin dhe blloku qeveritar me në krye kryeministrin Ahmet Zogun. Vendimet që u ndërmorën në këtë Kongres mbi arsimin shqip
Vitet 1920-1924,konsiderohen se janë vitet shumë të rëndësishme mbi arsimin shqip sepse shënuan shumë aktivitete të rëndësishme drejt unifikimit të arsimit dhe shkollave shqipe. Në këtë periudhë në kryeqendrën e Shqipërisë,u mbajtën dy kongrese me karakter arsimor i pari më 1922 dhe i dyti në vitin 1924. Punimet e Kongresit të parë arsimor të Tiranës, u zhvilluan prej datës 22..07 deri më 3.08 të vitit 1922. Në këtë arenë diskutimesh morën pjesë rreth 40 përfaqësues nga të gjithë trojet shqiptare gjegjësisht forca më elite e arsimit të kohës si Sali Ceka,Aleksandër Xhuvani, Jani Minga, Thoma Papanano,Qamil Bala,Ilia Dili Sheperi etj. Kongresin e shpalli të hapur Rexhep Mitrovica,Ministër i Arsimit dhe pas tij e mori fjalën Medi Frashëri,në cilësinë e këshilltarit,i cili u sugjeroi delegatëve që të hartonin një sistem dhe kurrikulë sipas standardeve të shkollave angleze dhe gjermane si shkolla më atraktive të kohës në krahasim me shkollat italiane. Në këtë kongres,u morën vendime shumë të rëndësishme mbi arsimin shqip,gjegjësisht mbi demokratizimin,modernizimin dhe laicizmi e shkollave e shqipe. Ndërkaq delegatët miratuan një sistem arsimor për shkollat fillore:shkolla qytetëse,6 klasëshe dhe ato të fshatrave 4 klasëshe.Vendosën hapjen e shkollave të ulëta profesionale 3 vjeçare dhe gjimnazit 6 vjeçar mbi bazën e shkollës fillore të plotë.
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:53)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:43)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:27)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:26)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:23)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:17)
-
Vetëvendosja: një profil (lexuar sot:13)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj