Për herë të dytë plaçkitet dhe digjet shtëpia e Safet Nezirit
Të shtunën mes orës 20,15 dhe 22,10 person i panjohur ka kryer plaçkitje të rëndë në shtëpinë e zëvendësministrit të arsimit Safet Neziri, në lagjen Hasanbeg të Shkupit. Sipas policisë, plaçkitësi ka marrë 5.550 euro dhe stoli të ndryshme ari në vlerë prej rreth 2.500 eurove. Personi i panjohur me dhunë është future përmes njërës prej dritareve të shtëpisë kurse gjatë plaçkitjes ka shkaktuar zjarr në njërën prej dhomave. Nga zjarri i shkaktuar janë djegur mobilje të ndryshme, kurse zjarri është lokalizuar falë intervenimit të zjarrfikësve.
“Në momentin kur ka ndodhur plaçkitja bashkë me familjarët kemi qenë mysafirë te disa familjarë tjerë. Kjo është hera e dytë brenda katër muajve që po ma plaçkitin shtëpinë. Edhe pse nuk dyshoj konkretisht për dikë, mendoj se bëhet fjalë për të njëjtat persona sepse plaçkitja është bë në të njëjtën mënyrë. Policia nuk i ka zbuluar personat që ma plaçkitën shtëpinë para katër muajve, por shpresoj se tani do të jenë më efikas”, deklaroi zëvendësministri Neziri.
Ai dyshon se plaçkitja mund të ketë motive personale e ndoshta edhe prapavijë politike.
“Në të njëjtën lagje ka shumë shtëpi të mërgimtarëve në të cilat nuk jeton asnjë njeri dhe për çudi tani dy herë me radhë plaçkitet shtëpia ime. Aty kam pasura edhe dokumentet personale madje edhe pasaportën diplomatike, por për fat të mirë ato nuk janë plaçkitur. Mendoj se qëllimi kryesor ka qenë të digjet shtëpia e jo të plaçkitet”, vlerëson Neziri.
Policia është duke zhvilluar hetime, por për momentin nuk ka të dyshuar.
-
Shteti na ka borxh 500 milionë euro (lexuar sot:47)
-
Osmani: Modeli kroato-slloven shembull për emrin (lexuar sot:45)
-
Familja shqiptare në qendër të opinionit gjerman (lexuar sot:35)
-
Shkupi “detonator” i shqiptarëve për paqen e Ballkanit (lexuar sot:35)
-
E kafshoi gjarpëri tek organi gjenital, shoku nuk i thithi helmin që ta shpëtonte! - Ju ç’do bënit ? (lexuar sot:35)
-
Stop qasjeve nacionaliste (lexuar sot:32)
-
Klitschko mendon për rimeç me Chisora (lexuar sot:28)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj