Hyrje | LAJME | Maqedoni | Koordinimi për emrin si në gjah derrash

Koordinimi për emrin si në gjah derrash

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

 Në takimin që thirri presidenti për të biseduar rreth hapave të mëtejshëm për zgjidhjen e çështjes së emrit, kryeministri Nikolla Gruevski kishte veshur një këmishë me kuadrate dhe pantallona xhins, ndërsa vetë presidenti Gjorgje Ivanov nuk kishte vënë kravatë. Po ashtu pa kravatë ishte edhe Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Popovski. Krerët e shtetit i harruan të gjitha rregullat diplomatike dhe takimin të cilin e paralajmëruan si zyrtar, me veshjet e tyre e paraqitën si takim joserioz.

Ekspertët vlerësojnë se mos serioziteti i veshjes tregon edhe mos seriozitetin e bisedës së zhvilluar. Sipas tyre nuk mund të bisedohet për një çështje serioze, në një institucion serioz i veshur si për të shkuar në gjah pas patave të egra ose derrave të egër. Ish diplomati Nano Ruzhin, tashmë profesor në universitet thotë se në diplomaci ka rregulla që duhen respektuar. “Jemi mësuar që ti shohim të tillë, paraqiten të relaksuar gjoja të afrohen me popullin, por megjithatë  ka rregulla të caktuara diplomatike, sepse nuk janë nisur për në gjah patash apo derrash të egër,  por për tek institucioni president, element ky që në vetvete tregon se nuk ka seriozitet”, thotë Ruzhin për “Lajm”. Sipas tij është qesharake që të paraqitesh në një mënyrë të tillë, mirëpo, siç thotë ai, në Maqedoni nuk ka rregulla, nuk shkohet në kohë, nuk respektohet koha e të tjerëve, as gardëroba, as gazetarët e as opinioni. “Nuk mundet që në një takim të rëndësishëm njëri të vishet zyrtarisht, tjetri si për gjah e tjetri si për shëtitje. Kjo nuk është korrekte, megjithatë kjo është  Maqedoni dhe nuk ka respektim të rregullave”, thotë Ruzhin.

Ndërsa analisti Mersel Bilali thotë se paraqitja e krerëve të shtetit me atë lloj veshjeje është një mesazh që tregon se nuk janë të gatshëm që ta trajtojnë problemin në mënyrë serioze. “Ishin veshur si për në një takim fundjave, e jo si për në një takim zyrtar. Është një mesazh negative që tregon jo gatishmërinë e zgjidhjes së çështjes”, thotë Bilali për “Lajm”.  Në takimin që thirri presidenti për koordinimin rreth çështjes së emrit morën  pjesë edhe  kryetari i Parlamentit Trajko Velianovski dhe  zëvendës kryeministri Musa Xhaferi të cilët ishin veshur më seriozisht.  

 

 

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0