Hyrje | LAJME | Maqedoni | Edhe shqiptarët e Maqedonisë në bllokada me “Vetëvendosjen”

Edhe shqiptarët e Maqedonisë në bllokada me “Vetëvendosjen”

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

 Aksionit kundër hyrjes së prodhimeve serbe në Kosovë të organizuar nga “Vetëvendosja” do ti bashkëngjitet edhe organizata joqeveritare “Ilirikul Liberta” nga Maqedonia. “Ilirikum Liberata e mbështet fuqishëm aksionin dhe do të marrë pjesë aktive në bllokadat e organizuara nga Vetëvendosja. Ne i përkrahim këto protesta dhe i shohim sit ë drejta masat që po ndërmerr vetëvendosja”, tha për “Lajm” kryetari organizatës “Ilirikum Liberta”, Valon Kurtishi.

Kryetari i “Vetvendosjes”, Albin Kurti të mërkurën ishte në Tiranë, ku dhe bëri të ditur se aksioni do të nisë më 14 janar, ora 13:00 dhe nisja do të bëhet nga Merdara dhe “Dheu i Bardhë”. Sipas Kurtit aksioni nuk është kundër popullit, por kundër politikës së Serbisë. Kurti theksoi se përderisa mallrat kosovare nuk eksportohen në shtetin serb, as ato serbe nuk duhet të hyjnë në Kosovë.

“Më 14 janar do të bllokojmë të gjitha pikat kufitare që na lidhin me Serbinë. Bëhet fjalë për një aksion, protestë ku policia duhet të jetë në krah të qytetarit të Kosovës”.

Albin Kurti ftoi të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në këtë aksion të “Vetëvendosjes”.

“Aksioni nuk ka të bëjë vetëm me kosovarët, por me shqiptarët, kudo ata janë. Të hidhemi në mbrojtje të Republikës së Kosovës, të prodhimeve të vendit tonë. Ftojmë shqiptarët të marrin pjesë. Kam mësuar se nga qytete të Shqipërisë ka organizime lidhur me këtë aksion”, u shpreh Kurti.

Një numër i madh i qytetarëve të Shqipërisë i është përgjigjur pozitivisht kërkesave të “Vetëvendosjes” dhe më 14 janar ata së bashku me qytetarët e Kosovës do të marrin pjesë në bllokimin e të gjitha pikave kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.

 

 

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

msusi bit pazar shkup në 12/01/2012 12:09:38
avatar
Kjo te jep me kuptu ngadal po sigurt qe jem nji popull nji dhimbje nji gzim nji frym nji gjen ku te dhem TY edhe MU ME DHEMB ,qe pas LIDHJES SE PRIZERENIT PER HER TE PAR po BASHKOHEMI ani formalisht po per fillim mjafton URIME ALBIN V,V, URIME djem te ri nga SHqiprija nga ILIRIKUM LIBERTA nga Maqedonija KSHTU KSHTU DO TE BASHKOHET SH Q I P R I J A shum pak ka randsi si do te zhvillohet ngjarja po mjafton KY BASHKIM ,KY UNISIM kjo ndjen e te qenunit NJI,NJI,NJI,kjo ka shum randsi do te thosha HISTORIKE, per her te par po kalohen kufiret ne ket mnyr SOLIDARITETI ,(kuptahet gjat luftes ishim bashk)URIME EDHE NJI HER edhe ne vdeksha syt s,do te mbesin Q E L!!.RROFT SHQIPRIJA E T N I K E NJI KOMB NJI GJUH NJI SHTET !!!.
Thumbs Up Thumbs Down
3
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0