Hyrje | LAJME | Maqedoni | Edhe nga Maqedonia në mesin e të arrestuarve në protestat e VETËVENDOSJES

Edhe nga Maqedonia në mesin e të arrestuarve në protestat e VETËVENDOSJES

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

 Bleron Azizi nga Kërçova ka qenë në mesin e personave të arrestuar nga policia kosovare gjatë protestës së ditës së shtunë të lëvizjes Vetëvendosja, njoftoi kryetari i shoqatës Ilyricum Libertas, Valon Kurtishi, shoqatë e cila ka përkrahur protestën. 

“Ai është mbajtur gjashtë orë në arrest dhe më pas është liruar”, tha për “Lajm”, Kurtishi.

Në bllokadat e Vetëvendoesjes ka pasur edhe dhjetëra të rinj tjerë shqiptarë nga Maqedonia, mirëpo asnjëri prej tyre nuk është në mesin e të lënduarve.

Ndërkaq në Maqedoni me tone të ndryshme janë komentuar protestat e ditës së shtunë të lëvizjes Vetëvendosja, të cilat përfunduan me dhunë. Sipas zëdhënësit të Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani duhet të respektohet e drejta demokratike për protesta, por ato nuk duhet të jenë të dhunshme. posaçërisht në këto momente të rëndësishme për etablimin e shetëformësisë së Kosovës.

”BDI e përkrah politikën institucionale të Republikës së Kosovës në rrugën drejt shtetëformësisë, duke përfshirë këtu edhe bisedimet për çështjet teknike që po zhvillohen me Serbinë fqinje më ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtarë.
Demonstratat dhe protestat janë e drejtë demokratike e qytetarëve, por ato nuk duhet të jenë të dhunshme dhe nuk duhet të jenë në funksion të dëmtimit të procesit të shtetëformësisë, etablimit ndërkombëtarë dhe imazhit të Kosovës si shtet i ri dhe serioz në rajon”, tha, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Më e ashpër në reagimin e saj ka qenë Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK). Deputeti Izet Zeqiri vlerëson se organet kosovare kanë shpejtuar me ultimatumin e tyre që për pesë minuta, aktivistët e VETËVENDOSJES të largohen.

“Këto akte të dhunës janë të papranueshme pasi organizatorët e protestës dhanë mesazh të qartë se është protestë paqësore, gjë me të cilën ata thirreshin në Parlamentin e Kosovës. Bllokimi i rrugës afër Merdares më shumë është bërë për motive ekonomike se sa politike. Gazi lotëjsellës dhe balonat e ujit në këtë dimër të ftohtë ndaj protestës së qetë është i papranueshëm, sepse ata kanë lejuar kalimin e mallrave kosovare, ndërsa kanë bllokuar kalimin e mallrave nga Serbia”, tha deputeti Zeqiri.

Edhe shoqata joqeveritare Illyricum Libertas ka dënuar fuqishëm intervenimin i Shërbimit Policor të Kosovës ndaj protestuesve.

“Duke qenë një protestë paqësore, si dhe në një vijë me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet të plotë politik dhe ekonomik me Republikën e Sërbisë, protesta nuk ka si të jetë antiligjore apo e dhunshme. Arrestimi i deputetëve të zgjedhur me votën e lirë popullore përbën nga ana tjetër një shkelje të rëndë të vullnetit qytetar si dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj institucionit të demokracisë parlamentare. VETËVENDOSJA dhe populli i Kosovës e shprehën sot më shumë se kurrë vendosmërinë e tyre për të mos lejuar cenimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës si dhe respektin maksimal për sundimin e ligjit në vend”, deklaroi kryetari I kësaj shoqate Valon Kurtishi, duke kërkuar nga SHPK “që të lirojë urgjentisht deputetët dhe aktivistët e arrestuar”.

 

 

Protestat e ardhshme më 22 janar

 

“Protesta e ardhshme paqësore në bllokim të mallrave dhe automjeteve të Serbisë do të mbahet të dielën tjetër, me 22 janar 2012. Nëse Qeveria e Kosovës nis me zbatimin e reciprocitetit të plotë me Serbinë gjatë kësaj jave, natyrisht që nuk do ta mbajmë protestën e ardhshme me 22 janar”, thuhet në këtë njoftim. 

 

Subscribe to comments feed Komente (6 publikuar):

qani në 16/01/2012 17:53:13
avatar
çfar keni me tetova po mesme kan tetova ju ore qiqar ju han qeni sa idiota qe jeni
Thumbs Up Thumbs Down
-2
eu12 në 16/01/2012 17:49:08
avatar
mos i perztej gjerat, edhe mos shit mend nese tamban çliroe e mos rri nen zgjedhen maqedonase ,me fjal te mdhaja e reklama sbehesh atdhetar eas nuk çlirohesh veç mund ti bajsh qejf vehtit,e sa per kosovaret edhe sot ka sharaxhinj,pastrues po gati te gjith jan edhe zanatxhij te grykholles , po ju kur do ta msoni ket zanat ????
Thumbs Up Thumbs Down
-2
VV në 16/01/2012 16:06:52
avatar
Pervec Bleron Azizi, nga maqedonia ka qene e arrestuar edhe Nora Osmani gjithashtu nga Kercova. Jepeni lajmin te plote.
Thumbs Up Thumbs Down
4
Kercova në 16/01/2012 15:09:59
avatar
I arrestuari nga Maqedonia me sa di une Bleron Azizi, nuk eshte anetar i Illyricum Libertas. Vetem lajmi eshte dhene nga ajo organizate!
Thumbs Up Thumbs Down
6
ILIRIDA I në 16/01/2012 13:27:03
avatar
per "ILIRIKUM"
DHE "eu12" KUNDERKOMENT ..!
PO UA THEM TROCC : KENI GABUAR RENDE QE IU KENI BASHKANGJITE "VETEVENDOSEJES" ILIRIKUM.!
2. eu12, MOS OFENDO KOMBIN DHE SHQIPTARET E ILIRIDES SEPSE , DERI SA ATJE KA BAKLAVXHINJE , SUTLIAXHINJE ETJ, NE KOSOVE KA PATUR "SHARAXHINJE" DHE PASTRUES TE RRUGEVE , ME SHUME KEQARDHEJE U SHPREHA , SEPE NDJEJE DHEMBJE PER KOMBIN TIM QE KA QENE I RROBERUAR ...!
"ILIRIKUM" REALITETI ESHTE NE KOSOVE ME TE KUNDERTEN E MENDIMIT TUAJ ...?!
"VV--ne" ESHTE DUKE E UDHEHEQE NJERIU ME I DYSHUARI TANI PER TANI PER ORGANET E SHTETIT TE KOSOVES , DHE INTELIGJENCEN SHQIPTARE ...?!
PRANDAJ ;DO IU KISHA PREFERUAR , MBRONE PRAGUN E ILIRIDES , SE "BOOLL JU DEL"
SE ...SE "VV"-ja KERKON NJE JANAR TE PERGJAKSHEM , SI "JANARI NE TIRANE" , DORE E ZGJATUR QENDRON PRAPA KETYRE TE GJITHA TE ZEZAVE QE MUNDOHEN ME E STAGNUAR KOSOVEN DHE SHQIPERINE DREJTE "EU12"te ..!!!
POR FATBARDHESISHT KOSOVEN , DHE SHQIPERINE JAN DUKE E UDHEHEQE FORCA DEMOKRATIKE , DHE NUK DO LEJOJN QE TE LUHET ME FATIN E 7-8.000.000 SHQIPTAREVE TE BALLKANIT DHE TE KETHEHET PRAPA KREJTE CCKA ESHTE ARITE NE DEKADEN E FUNDIT PER TERE KOMBIN SHQIPETARE ...!!!
DERA SA 99,9%te E KREJTE KOSOVAREVE NUK E PERKRAHIN "VV-ne"DICCKA NUK ESHTE NE REGULL. LYPSET NJE ANALIZE ME E GJERE GJITHEKOMBTARE ...!!!



ME RESPEKT :
ILIRIDA 007te
Thumbs Up Thumbs Down
-8
eu12 në 16/01/2012 09:42:02
avatar
per ilirikum:kjo tok shqiptare ku jeni ju ende eshte e roberuar, nese doni te protestoni keni 101 arsye perte protestu para dyerve te shtepive tuaja, nese ua mbanprotestoni ne oher,manastir ,kumanov ,ose me mir me than aty ku eshte kufiri gjeografik mes sllaveve e shqiptareve ,por ju jeni djem bakllavaxhijsh, sutlijaçaxhijsh,burekxhinjsh etj....ju keni shkue vetem per marketing politik ,
Thumbs Up Thumbs Down
-4
total: 6 | Treguar: 1 - 6

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0