Hyrje | LAJME | Maqedoni | Sami Abdullahu nga Shkupi vritet në Siri

Sami Abdullahu nga Shkupi vritet në Siri

image

Së fundmi një shqiptar tjetër ka humbur jetën në luftën kundër pushtetit të presidentit sirian Assad. Dhe ai është Hoxhë Sami Abdullahu nga Shkupi, që është vrarë gjatë luftimeve në Siri. Almakos mëson se Hoxha tashmë i ndjerë, është vrarë nga komuniteti kurd në Siri. Abdullahu ka qenë hoxhë edhe në Bremen të Gjermanisë. Po ashtu ai ka marrë pjesë në luftën e 2001-shit në fshatin Mateç, si dhe në luftërat e Kosovës dhe atë të Bosnjës.

Shqiptari i parë vullnetarë që u vra nga Maqedonia, ishte i riu nga Gostivari Rasim Zeqiri.  Kohë më parë mediat raportuan për Naman Demolli, shqiptarin nga Kosova që u vra i rreshtuar në krah të kryengritësve në Siri, në luftë për çlirim nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad. Ky lajm i hapi rrugë informatave se në Siri ka edhe grupe të tjera shqiptarësh prej dhjetëra pjesëtarësh, të armatosur mirë dhe që kanë nën kontroll territore të caktuara në shtetin aziatik. 

Më pas, u raportua edhe për Muaz Ahmeti nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit, i cili u vra gjatë luftimeve të Sirisë, në të cilat po merrte pjesë si vullnetar i forcave çlirimtare.

LAjm 9 vite me ju

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: