Mexhiti, Arifi, Ostreni dhe Bejta, të besuarit e Ahmetit
Izet Mexhiti, Teuta Arifi, Gëzim Ostreni dhe Nevzat Bejta janë nënkryetarët e rinj të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ata u zgjodhën në këto poste në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së që u mbajt të dielën. Në të njëjtën mbledhje Abdylaqim Ademi është zgjedhur sekretar i përgjithshëm i partisë, kurse Hazbi Lika, sekretar organizativ, funksion i ri në këtë parti. Të dielën u zgjodhën edhe 21 anëtarët e kryesisë qendrore të partisë, ku prej emrave të më të njohur nuk gjenden nënkryetari i deritanishëm Rafiz Haliti, deputeti Xhevat Ademi, si dhe funksionari i deritanishëm i lartë, Fazli Veliu. Zgjedhje e nënkryetarëve, sekretarëve dhe anëtarëve të kryesisë qendrore është bërë me propozim të kryetarit të partisë Ali Ahmeti. Burime partiake thonë se i revoltuar nga pretendimet e hapura për të marrë ndonjë post nënkryetari ose sekretari partiak, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nuk i ka propozuar Rafiz Halitin dhe Xhevat Ademin as për anëtarë të kryesisë qendrore, kurse për të qetësuar situatën ka “sakrifikuar” edhe dajën e tij Fazli Veliu. Emra të rinj në radhët e kryesisë qendrore të BDI-së janë Atila Rexhepi dhe Fatmir Besimi, kurse pas katër viteve në kryesinë qendrore është kthyer edhe Nazmi Beqiri.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
nje burr i till me bindje te forte asnjeher nuk gabon ne zgjedhjen e njerezve me te afert te tij,dhe ketu skemi te bejme me lokalizma,se izeti shembull ne momentin kur beri levizje historike per shkupin,ai meee nuk ihshte i seroves,jo nuk ishte as i cairit e as i shkupit,ne ato momente ishte dora e gjith shqiptareve,ai ishte fjala e krejt ilirides
tok u ben te gjithe ZEMRAT qe shpijenin ne sheshin SKENDERBE
KTHIM I DINJITETIT KOMBETAR SHQIPTAR NE MAQEDONI
NE ATO MOMENTE NUK KISHTE BDI,PDSH
SI NE MOMENTET E 2001 KUR ALI AHMETI NUK ISHTE NGA ZAJAZI E AS NGAA KERCOVA,
AI U BE DESHIRA E KAHMOTSHME E GJITH SHQIPTAREVE,AI ISHTE FJALA E POPULLIT,MATRIALIZOJ dhe beri tok gjithe mllefin e shqiptareve,dhe unifikoj te gjithe
dhe me ne maqedoni nuk kishte shkup tetov kumabov strug
nuk kishte me 800.000 shqiptare
po kishte nje UCK,KISHTE NJE ZE,KISHTE NJE ZEMER
DJE UCK SOT BDI,DHE NE NUK E HUMBIM BEISMIN TE ALI AHMETII,NJERI QE 30 VITE KA VUAJTUR PER KET LIRI,NUK HUMBSET NE QEVERIN GRUEVSKI
PRESIM KRYETAR TE JUSTIFIKOSH DHE PJESEN DYTE TE FJALISE
''te fitova ushtarakisht,do te fitoj politikisht
kur erdh si nje lum lirie,erdh si nje stuhiiii e munguar me qindra viteee,si u ndjen kur edhe perkunder lajmrimeve te ndryshme te qarqeve maqedonase lajmronin denim per kete akt
andaj mund te konstatojme se me merite asht emerimi i nenkryetarit izet mexhiti per ket post
pasi qe ALI AHMETI ka deshmuar veten e tij gjat zgjiedhjes se njerzve te afert te tij si ne luft si ne demokraci
shkupi krenohet me izetin,po edhe tgjithe shqiptaret ne maqedoni jan krenar qee izet mexhiti asht bo krah i fort ii komandantit ton
Publikoni komentin tuaj