Hyrje | LAJME | Maqedoni | Trajanovi përdor paratë e shqiptarëve për ti ofenduar

Trajanovi përdor paratë e shqiptarëve për ti ofenduar

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Në natën e ndërrimit të viteve ishte këngëtari Vllado Janevski, ai që morri stafetën e ofendimeve ndaj shqiptarëve. Pasi këndoi këngën kontroverse “Nuse” të disa viteve më parë, ai nuk hezitoi dhe u shpreh: “Sipas Marrëveshjes së Ohrit, kjo është boll për shqiptarët”.  Ishte ky një ofendim i dyfishtë për të gjithë shqiptarët që kishin dal në shesh për të festuar.  Disa prej tyre u larguan menjëherë kur dëgjuan katoi fjalë, ndërsa disa të tjerë vazhduan argëtimin.“U ofendova shumë kur i dëgjova këto fjalë. Menjëherë pas tyre ika në shtëpi”, tha për “Lajm”, Ilir Muharemi, i cili kishte dal në shesh bashkë me familjen e tij.  Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dënon ashpër ksenofobinë e shfaqur nga skena e vendosur në sheshin e kryeqytetit me rastin e festimit treditor të Vitit të Ri. “Kulturocidi institucional ndaj shqiptarëve në këtë vend po gjen mbështetje edhe tek pseudo-artistët maqedonas të cilën janë rritur me bukë shqiptare siç është rasti i Vllado Janevskit nga Çairi. Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar që ky manifestim i urrejtjes gjeti mbështetje financiare tek Qyteti i Shkupit si dhe kompania ONE, të ardhurat e të cilëve vijnë edhe nga kontributet e shqiptarëve”, tha për Lajm, kryetari i “Zgjohu”-t, Artan Grubi.  Sipas tij, asnjë buxhet, asnjë agjendë nuk mund ta shfaros frymën shqip të qytetit të Shkupit andaj apelojmë të këto subjekte si dhe gjithë të tjerat të këndjellën ditë më parë dhe t'i kërkojnë falje popullit autokton shqiptar. “Këto manifestime përjashtuese dhe etnikisht të pastra, të organizuara nga  qeveria dhe Qyteti i Shkupit me mjete të buxhetit, kontribuojnë drejtpërdrejt në segregimin e shoqërisë dhe dëmtojnë rëndë marrëdhëniet ndëretnike në vend”. Ndërsa për historianët shqiptar, ky veprim i këtij pseudo këngëtari, është një sëmundje dhe urrejtje patologjike që ekziston tek shumica e maqedonasve. “Kjo është përbuzje ndaj popullit shqiptar nga persona të cilët jetojnë në  Maqedoninë e shekullit XXI, por mendjen e kanë në kohën e gurit. Dhe këto tendenca janë për tu gjykuar sepse japin shenjë dhe porosi se  kjo shoqëri është e sëmurë dhe urgjentisht duhet të shërohet. Kjo thënie e këtij këngëtari me ngarkesa etnike kërkon shërim”, tha nënkryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptar të Maqedonisë, Skënder Hasani. Sipas tij, kjo sëmundje dhe urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve, vjen për shkak të inatit që kanë maqedonasit pasi shqiptarët kanë kulturë mijëravjeçare të njohur nga e gjithë bota.
Miranda Hashani, njëra ndër këngëtaret e para të muzikës zbavitëse shqiptare thotë se në këtë mënyrë janë ofenduar dyfish shqiptarët. “Meqë ai e ka përmend Marrëveshjen e Ohrit dhe në të njëjtën kohë në këngë ka ofenduar dhe përulur sidomos femrën shqiptare na paska ofenduar dyfish”, tha Hashani. Ajo sqaron se këngëtarët janë ambasadorë të një shteti dhe kudo që shkojmë duhet të paraqiten sa më denjësisht. “Ne këngëtarët gjithmonë duhet ti japim kënaqësi publikut dhe jo ta irritojmë atë. Unë për vete edhe pse kam kënduar në evenimente të përziera me maqedonasit kurrë s’kam menduar me i ofenduar ata, edhe pse ata  gjithmonë janë munduar me na përul. Realisht me vetë faktin që ne jetojmë në shtetin e Maqedonisë ku flitet se të gjithë i kanë të drejtat e barabarta, për këto vite sa kam karrierë asnjëherë nuk kemi funksionuar si estradë. Ne nuk figurojmë si këngëtar në shtetin e Maqedonisë”, theksoi Hashani.
Për manifestimin e Vitit të ri, Qyteti i Shkupit ka harxhuar 100 mijë euro, para këto edhe të shqiptarëve. Shqiptarët jo vetëm që nuk u ftuan që të këndojnë shqip në sheshin e Shkupit, por edhe u ofenduan. Paratë e Shqiptarëve, kryetari Koce Trajanovi, i përdori për ti fyer ata.




Subscribe to comments feed Komente (12 publikuar):

Dauti në 10/05/2011 06:58:09
avatar
Merre me mend sa teveqel është ky këngëtar. Duhet të vjen keq për gjendjen e tij të mjerë, jo të hidhërohesh. Këngëtari i cili ligjëron për politikë nuk është këngëtar me zë të bukur për veshët e askujt, por pëllet si gomari!
Thumbs Up Thumbs Down
3
samet t në 07/01/2011 18:14:37
avatar
me pas qene menduh thaci ne qeveri ky fal vllado as sun i kishte permende shqiptaret e leje me ti ofendon. nuk jam me menduhin ama per disa pune ka qene numer nji.
Thumbs Up Thumbs Down
-4
nasiri në 07/12/2010 01:25:27
avatar
Shqiptarët duhet nji her e pergjithmon tja u bajn me dije maqedonasve dhe tëgjith popujve tjer se jan popull autokton në ballkan. Duhet të organizojn vet Koncert në mes të shkupit per manifestimin e vutit të ri, se shkupi asht Kryqyteti i vilajetit të Kosovës dhe i gjith Shqiptaris. Këngëtar Kemi Boll mirpo ne vet i kemi mësuar ti pa guajm per Darsma boll E per Cështje kombëtare se hapin gojën të këndoj pa para, jan injorant.A ne Shqiptarët duhet të bohena zot i vehtvetes dhe mos lejojm të na hekin per hunde të tjerët.Asnjere parti politike nuk do të ket elektorat per zgjedhje se ujin e coj në mullirin e anmikut.
ju lutem nërsi ta publikoni këte koment Ju Falenderit.
Thumbs Up Thumbs Down
3
safet murati në 06/12/2010 08:37:48
avatar
faji eshte te Ali Ahmeti dhe shoket e tij te cilet jane ne parlament,keto thuhen ne parlamrnt e jo ne internet-turp per Ali Ahmetin dhe politikanet shqipetar te Maqedonise.
Thumbs Up Thumbs Down
4
kumanovari në 05/01/2010 01:04:35
avatar
eee ska faj vllado hich i kan fajet shqiptart pik spari se edhe nuk na dojn edhe shkojn festojn bashk me to... e dyta fajet i kan edhe politikanet tan qe na shiten per ni paqet cigare...po neve na ofendojn maqedonasit a ato jan te ofendum pi vet vetes kur nuk kan as emrin e tyre as gjuhen as kurgja
Thumbs Up Thumbs Down
2
shqiptari në 04/01/2010 22:20:42
avatar
edhe pse neve nuk na takon te festojm ket fest se nuk eshte e jonja,por kesisoj ofendime po na shqetesojn mjaft,nga parat qe edhe ne marim pjes paguhen dhe na shajn,por nje eshte e vertet se burrat e vaktit ma nuk jan
Thumbs Up Thumbs Down
1
Mjerimi në 04/01/2010 19:23:02
avatar
Se pari turp per te gjithe ata qe kan dale ne shesh te degjojne trajanovin e masandej edhe per udheheqesit tane qe ende nuk jane veddisuar.Pala Maqedone luan me na si macja me miun.
Thumbs Up Thumbs Down
3
neoillyrian në 04/01/2010 19:12:46
avatar
perseri nuk e kuptoj , dhe jam i befasuar se KUSH jane ata ¨shqiptare¨ qe dalin neper keto sheshe te shkijeve te zbaviten me nje copë kulture sllave ...une aspak nuk besoj qe ata qe pasken ikur nga sheshi jane shqiptare.ndoshta dikush ju ka thene se jan shqiptare ..shume normal ti thuajsh vetes shqiptar se nuk ka komb qe e ka bekimin e Zotit sikur NE.por si fillova ne fillim shume me intereson se kush jeni ju qe i thuani vetes shqiptar dhe dilni te bashkoheni me SLLAVE ...nqoft se ka dikush qe lexon kete shkrim , komentoni ju lutem qe tua kthej dhe tju kallxoj se kush jeni...alsat ju lutem vendosni komentin.
Thumbs Up Thumbs Down
2
realisti në 04/01/2010 17:59:33
avatar
nuk ka nevoj ju te shqiptaret e shkupit te hidheroheni trajanovit se e degjuat apelin e krereve te bdi tja jepni votat keti nacionalistu slav serbet thuajn nje fjal popullore"trazhili gledajte"
Thumbs Up Thumbs Down
2
esmir në 04/01/2010 11:55:59
avatar
me te vertet nese nje njeri me me fam e perdor kete ateher dth se intelektualet ne pergjithsi ende e kan ate nacionalizmin ne zemer ja rast konkret ky kengetari duduk...shqiptar zhgjohuni...por jo me nacionalitet,por me realitet.
Thumbs Up Thumbs Down
1
1 2 next total: 12 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
4.00