Hyrje | LAJME | Maqedoni | BDI rebelohet brenda Qeverisë

BDI rebelohet brenda Qeverisë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të ndryshojë metodën e të funksionuarit brenda qeverisë që e kryeson kryeministri Nikolla Gruevski. Kryesia qendrore e partisë shqiptare në pushtet tre ditët e fundit çdo natë ka mbajtur mbledhje duke shqyrtuar rrugët se si duhet të funksionojnë në të ardhmen. Mendimet kanë qenë nga të ndryshmet, një opsion ka qenë dalja nga qeveria dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, një tjetër, ndryshimi i ministrave dhe marrja e ministrive të reja si dhe e treta padëgjueshmëri ndaj vendimeve të qeverisë që i merr VMRO pa përfilljen e shqiptarëve. Burime të BDI-së, për “Lajm” kanë pohuar se vendimi më i pranueshëm ka qenë rebelimi brenda institucioneve shtetërore. Shqetësimet e tilla të shqiptarëve në Maqedoni i ka dëgjuar edhe vetë ambasadori amerikan në Shkup, Philip Reeker. “Me Reekerin është folur hapur për të gjitha çështjet. Rreth një orë e gjysmë, Ali Ahmeti i ka treguar Reekerit se nuk vazhdohet puna në këtë mënyrë me Gruevskin dhe në të ardhmen nuk do të ketë më vetëm amin të vendimeve të tij”, tha një burim nga BDI.

Ambasadorit amerikan, në selinë e BDI-së në Tetovë iu janë treguar të gjitha hallet e shqiptarëve si çështja maqedonishtes, vendosja e busteve në Shkup, ndërtimi kishës dhe xhamisë në sheshin Maqedonia, çështja e emrit të pazgjidhur dhe bllokimi për në BE etj.

Hapi i parë i padëgjueshmërisë politike ndaj vendimeve të ministrave të Gruevskit është bojkotoi i mësimit të gjuhës maqedonase nga klasa e parë. Edhe pse fillimisht ky vendim u kundërshtua nga shoqëria civile, në fund mbështetje kanë dhënë edhe kryetarët e të gjithë komunave shqiptare në Maqedoni. Kundërshtimi i dytë i Ahmetit ndaj Gruevskit është deklarata se nuk ka zgjedhje të parakohshme duke hedhur poshtë kërkesën dhe pohimet e shumë partive politike se VMRO-DPMNE po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. “Zgjedhje të parakohshme, ka kur vendi është në krizë, kur gjërat nuk ecin, siç duhet. Së paku, këto simptoma as së afërmi nuk janë vërejtur, në Maqedoni, koalicioni funksionon dhe nuk ka ndonjë shqetësim të krizës politike në vend”, tha Ahmeti pasi vendosi lule pranë përmendores së Skënderbeut.

Gjithashtu, veprimtaria e BDI-së pritet të zhvillohet edhe në drejtimin e bashkëpunimit më të ngushtë me faktorin ndërkombëtar dhe korrin diplomatik në Maqedoni.

Maliqi: Zgjedhje të parakohshme, i zvarrisin proceset

“A do të ketë zgjedhje të parakohshme, varet nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikolla Gruevski, e cila mund të bazohet në rejtingun që e ka. Nëse i konvenon kësaj partie me këtë rejting, atëherë me siguri se do të krijojë klimë për zgjedhje të parakohshme sikur para dy viteve. Kuptohet, me një dëshirë për krijimin e koalicioneve të reja dhe për zvarritjen e çështjeve kruciale që kanë të bëjnë me afrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe në tejkalimin e disa sfidave që janë domethënëse në krijimin e stabilitetit institucional dhe atë ndëretnik”, tha Nazmi Maliqi, profesor universitar.

Subscribe to comments feed Komente (29 publikuar):

tarzani në 12/01/2012 23:34:04
avatar
abe cfar keni ju me duin dhe ali ahmetin,deri dje thonit me nje zili dhe cinizem:pdsh asnjiher si ka fituar zgjedhjet,bdi e fitoi pdsh-ne etj,etj,etj,cka duhet tjeter njeriu te thote dhe te ben,te del ne miting dhe te thote MOS ME VOTONI MUA DHE PARTINE TIME?kete doni tua thote i shkreti ali ahmeti?jeni qorra dhe shurmemece,me keso elektorat ali ahmeti asnjihere sdo i humbase zgjedhjet,rrofte ali vojvoda
Thumbs Up Thumbs Down
0
neoyllirian në 18/12/2011 23:55:26
avatar
Ju lutem mos permendni drejta te shqiptareve ne maqedoni se nuk jemi ardhacak dhe te marrim ka pak drejta cdo 10-20 vjet. Ne jemi ketu mbi 5000 vite dhe sllavet jane ketu max 1500 vjet.Neve nuk na duhen te drejta por vetevendosje/veteqeverisje THJESHT shqiperi se jemi shqiptar..mire keq jemi ato qe jemi.dhe profesor Maliqi thot se zgjedhje do te kete kur te do gruevski e jo ali ahmeti e menduhi e osmani.ju lutem kthehuni ne realitet JEMI shqiptar dhe na duhet shqiperi , na duhen institucione shqiptare, ardhmeri shqiptare.Dhe inshallah edhe femijet tane do i shpetojm dhe do i bejm shqiptar te vertet e jo keshtu pseudo-shqiptar,osmanli,terbesh.
Thumbs Up Thumbs Down
0
PESIMISTI në 20/08/2011 22:40:29
avatar
JU LUTEM MOS I KRITIKONI POLITIKANET !!!
A NUK ISHIM NE ATO QE I VOTUAM? SA PARADOKSAL QE JEMI, 20 VITE PO MASHTROHEMI E KJO ESHTE JASHTE CFAREDO LOGJIKE. POPULLI E KA HUMBUR RRUGEN QE MOTI !!! E SKA PER TA GJETUR KURRE !!!
Thumbs Up Thumbs Down
0
tetovari në 22/07/2011 20:16:44
avatar
zgjedhje te parakohshme....dmth folet se trojet shqiptare duhet tbashkohen....shkatrimi i kufijve...po na mbytet krejt me nuk e shes me lopen per 1kallash...
Thumbs Up Thumbs Down
0
qamiltearca në 01/05/2011 22:55:04
avatar
eshte interesant sesi shkiet gjithmon na perdorin.epo si nuk doli nji politikan i mencem shiptar edhe njiher e pergjithmon ta rezoj ket regjim shkau te flliqt .bashkoheni o ju partit e shiptarve.bashkoheni dhe forcoheni se ndryshe na hengri ujku te gjithve.apo skeni koh ,mos vall jeni shum te zen duke vjedh edhe e keni harue se pse ju kan votu aj popuj qe vuan me buk e gjize 3 her ne dit.faqja e zez ju marofte zoti ne dite me te mire qe keni ju.
Thumbs Up Thumbs Down
1
Qamil në 08/04/2011 22:25:13
avatar
eh more ali ahmeti shum von te paska dal gjumi,pasi i mbushe xhepat apo,e po shiptaret ton te mjer do hjeken akoma do hjekin sikur tishin ne ish regjimin shovenist jugosllav.kjo nqe them un ashte shum e vertet sepse te tan ato qeveritar te tanishem ne fuqi u shkolluan ne ish regjimin edhe nuk din gje tjeter pos te vjedhin.
Thumbs Up Thumbs Down
0
ajredin në 24/12/2010 12:25:13
avatar
ne shtetin e quajtur maqedoni shqiptaret nuk kan presprektive edhe si te prishet koalicioni une mendoj se me hapjen e bisedimeve kosove serbi do te preken edhe kufijt do te prishet marreveshja e dejtonit marreveshja e oherit fatmirsisht as qe egziston dhe neve shqiptareve na hapet prespektiva e bashkimit kombetar pra shqiperia natyrale e koco danaj
Thumbs Up Thumbs Down
3
Studentja nga Tetova në 24/12/2010 10:04:14
avatar
Vertet po me vjen shume keq tek po shoh keto grindje me aq mllef mes shqiptaresh. Perse nuk mundemi valle, te ndalemi nje cast, dhe te analizojme me koka te ftohta dhe me arsye te shendoshe? Te pakten tani, nese jo me pare, eshte koha qe te tentojme te funkcionojme si nje komb i perbashket, pa u ndikuar nga partite tona, qe vetem nderojne vendin (here njera ne preher te Gruevskit, e here tjetra, dhe shaj ate qe ishte para tij, e vazhdo me te njejtin avaz), eshte vertete koha te vetedijesohemi dhe te mos lejojme te ndodhin keto katrahura qe filluan ne 94-shen, dhe nuk dihet se ku e kane fundin.
Shqiptare, nuk duhet harruar: kemi nje armik te perbashket, dhe jo njeri tjetrin. Na kane gjuajtur nje top futbolli ne mes te fushes, dhe ne vetem po godasim sa andej kendej!!! Le ta heqim kete top nga fusha, kjo loje vetevrasese po na verbon cdo dite e me shume...
Thumbs Up Thumbs Down
6
Studentja nga Tetova në 24/12/2010 09:56:16
avatar
Vertet po me vjen shume keq tek po shoh keto grindje me aq mllef mes shqiptaresh. Perse nuk mundemi valle, te ndalemi nje cast, dhe te analizojme me koka te ftohta dhe me arsye te shendoshe? Te pakten tani, nese jo me pare, eshte koha qe te tentojme te funkcionojme si nje komb i perbashket, pa u ndikuar nga partite tona, qe vetem nderojne vendin (here njera ne preher te Gruevskit, e here tjetra, dhe shaj ate qe ishte para tij, e vazhdo me te njejtin avaz), eshte vertete koha te vetedijesohemi dhe te mos lejojme te ndodhin keto katrahura qe filluan ne 94-shen, dhe nuk dihet se ku e kane fundin.
Shqiptare, nuk duhet harruar: kemi nje armik te perbashket, dhe jo njeri tjetrin. Na kane gjuajtur nje top futbolli ne mes te fushes, dhe ne vetem po godasim sa andej kendej!!! Le ta heqim kete top nga fusha, kjo loje vetevrasese po na verbon cdo dite e me shume...
Thumbs Up Thumbs Down
3
une-tetove në 22/12/2010 12:45:36
avatar
cfare budallalleku!!!
Ne nje ane i drejtohet ambasadorit amerikan se nuk ecen puna me Gruevskin, ne anen tjeter, duke vene lule tek busti i Skenderbeut, deklaron se nuk ka krize brenda koalicionit, se ende sqenkan verejtur keto simptoma dhe nuk paska ndonje krize politike ne vend.
Thumbs Up Thumbs Down
4
1 2 3 next total: 29 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
2.00