Osmani: Për partinë po punojmë në terren
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani ka pohuar për “Lajm” se po përgatitet të formojë parti të re politike në Maqedoni. “Objektivisht ne po përgatitemi në terren për të hapur një parti. Po punojmë me njerëz, konsultohemi me ata, por diçka konkrete ende nuk është vendosur”, tha Osmani. Kryetari aktual i Gostivarit u zgjodh me mbështetjen e shumicës së elektoratit në Gostivar. Ai si kandidat i pavarur bëri sensacionin më të madh në zgjedhjet e fundit komunale, duke mposhtur kryetarin e deriatëhershëm, Nevzat Bejta. Osmani, i cili i vetëm kishte grumbulluar rreth 20 mijë vota në zgjedhjet e fundit, duke pasur parasysh gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni dhe kërkesat e shumta, ka filluar konsolidimin e radhëve për partinë e re të ardhshme të shqiptarëve në Maqedoni. “Nuk do të them se kjo parti do të dalë në skenë brenda një muaji ose më vonë, sepse jemi në fazën fillestare. Opinioni në Maqedoni do të njoftohet me kohë për gjithçka që ne do të bëjmë”, tha në fund Osmani. Ai nuk ka treguar se si do të quhet kjo parti, cili do të jetë pozicionimi i saj në politikë dhe cila do të jetë platforma e tyre kryesore.
Ndryshe, Rufi Osmani në opinionin më të gjerë në Maqedoni njihet si politikani i cili për herë të parë e vendosi flamurin kombëtar shqiptar në Komunën e Gostivarit, të cilën e udhëhiqte nga viti 1996. Pas 6 muajsh rezistence institucionale dhe demokratike në funksion të legalizimit të flamurit kombëtar shqiptarë, me rastin e ngjarjeve tragjike të 9 korrikut të vitit 1997 arrestohet dhe dënohet me 14 vite burg. Osmani në karrierën e tij ka qenë deputet në Parlamentin e Maqedonisë, profesor i ekonomisë në USHT dhe UEJL, kurse rikthimin në politikë e bëri në zgjedhjet e vitit 2008 kur erdhi sërish në kreun e Komunës së Gostivarit. /bekri ajdini/
Osmani vizitë zyrtare në Stamboll
Me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së komunave të botës turke, Ertugrul Gazi Saglam, kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani mori pjesë në një takim të vetëqeverisjeve lokale. Osmani, realizoi takime edhe me kryetarët e katër komunave të Stambollit. Në takimin me kryetarin e komunës Pendik, Dr Salih Kenan Shahin, Rufi Osmani shkëmbeu përvoja për mënyrën e financimit të komunave, gjetjen e investitorëve në sektorin e ndërtimit dhe dhënien me koncesion të shërbimeve publike komunale në Turqi dhe Maqedoni.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
gezon fakti qe sjemi te nje mendimi e varosem komunizmen,po ce do se mos e ngacmo luanin derisa fle,i lumt Rufiut,qe mer guximin,te futet ne konkurence te Ahmetit,Thacit e Selmanit po vet eshte ekonomist ska dyshim qe tashi ka eksperienc te madhe naspektin e diplomacise qe nuk dyshoj te kete perkrahje te faktorit nderkomtar se DO JUA KTHEN TE GJITHVE ASHTU SI E MERITOJN,...njeherit mendoj se do jet i fundit lider nga SHQIPTARET ne Fyrom,...po perse kapeni se ka nxjer nga puna... po ata ashtu jan fut kan nxjer dike, tash e marin ate qe ju takon...
ZOTI I BEKOFT SHQIPTART e te sjell
Lider Rufiun dhe tua thot sllaveve, qe u munduan edhe ZOTIN ta mashtrojn,se ska imperi sa ka njerezi...
“Osmani duhet të shfaq qëllimet dhe synimet e rikthimit të tij në politik si dhe përcaktimin e tij për avancimin e çështjes shqiptare në Maqedoni. A do të jetë avancimi i çështjes kombëtare të shqiptarëve nën IRJM, apo do të jetë vetëm rrëzimi i zotit Ali Ahmeti nga pushteti pa pushtet dhe ulja e tij në kolltukët e buta e të ngrohta të zotit Gruevski”, ka theksuar në letrën publike Adili, veprimtari me origjinë nga Kërçova, që vepron aktualisht në Tiranë.
Sipas tij, informacionet e sigurta të siguruara nga FDBK bëjnë të ditur se Gruevski falë politikës nacionaliste dhe refuzimit për të ndryshuar emrin, planifikon zgjedhje të parakohshme në pranverë për të fituar një mandat të ri katërvjeçarë. "Duhet patur shumë kujdes nga lojërat e Nikolla Gruevskit me kompaninë e tij", ka shkruar Adili.
se rufia ne hall ka ra
nje her thoshim "prof u kry"
tash do themi "prof u dhi"
populli nuk han bari o zotri!!!
ato qe shkruajne ashtu jan klincat e bdi e pdsh, qe i frigohen Rufi Osmanit se do t ua zbardhe te zezat ashtu sic ja beri Nevzat Bejtes,populli e njehe Rufi Osmanin e dine se kush eshte ai,
brvao profi, urime
e gjithe shqiptaria eshte ,me ty
Publikoni komentin tuaj