Xhamia Burmali, ende pezull!
Myftinia e Shkupit nuk do të marrë asnjë vendim për veprimet a ardhshme për ndërtimin e xhamisë Burmali, pa marrë përgjigje me shkrim nga komuna Qendër. Në fakt, nga myftinia e Shkupit, e cila në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë (BFIM) kërkon që në qendër të Shkupit, të ndërtohet xhamia Burmali, kanë dërguar kërkesë me shkrim që nga komuna qendër të ndahet toka për ndërtimin e këtij objekti fetar. “Ne e kemi thënë qartë se si do ta zgjedhim punën e xhamisë Burmali. Jemi duke pritur përgjigje me shkrim nga komuna qendër, se a do të na japin tokën për ndërtimin e xhamisë ose jo. Pasi ta marrim këtë përgjigje, ne do të caktojmë hapat e mëtutjeshëm”, tha Skender Buzaku, sekretar në Myftininë e Shkupit të BFIM-së.
Sipas Buzakut, komuna qendër, ka premtuar se gjatë javës së ardhshme do të japë përgjigje për kërkesën e BFIM-së. Megjithatë, kjo komunë ditë më parë duke prezantuar projektin “Shkupi 2014”, nuk e ka paraparë të arsyeshme që në këtë projekt ta fusë edhe xhaminë Burmali. Pas këtij projekti, kanë reaguar të gjitha partitë politike shqiptare dhe organizata të ndryshme, duke e konsideruar projektin si një ëndërr çnjerëzore që kërkon ndarje të Shkupit.
Kërkesa e myftinisë së Shkupit dhe BFIM-së, drejtuar komunës Qendër dhe qeverisë së Maqedonisë është që të rindërtohet xhamia Burmali, pikërisht në vendin ku ka qenë edhe para vitit 1925 kur ishte shkatërruar nga fanatikët ortodoks serbë e maqedonas të politikës së atëhershme. Gjithashtu, Skender Buzaku ka akuzuar Ramadan Ramadanin se ai nuk mund të thirret në Këshillin Koordinativ për ndërtimin e xhamisë Burmali pasi përgjegjës që ndërton xhamia, që merr iniciativa është vetëm Bashkësia Islame e Maqedonisë. Ramadani pohoi se ata nuk kanë vula që bëjnë kërkesa, por qëllimi i tyre është sensibilizimi i opinionit në përgjithësi që xhamia Burmali të ndërtohet në vendin ku ka qenë./Bekri Ajdini/
Shqipëria njoftohet për Xhaminë Burmali
Këshilli Koordinativ për ndërtimin e xhamisë Burmali pas reagimit kundër projektit “Shkupi 2014” ku nuk parashihet vend për xhaminë Burmali në qendër të Shkupit, si dhe ku nuk janë prezent asnjë objekt që tregon kulturën dhe historinë shqiptare në Maqedoni ka filluar ta njoftojë faktorin ndërkombëtar në Maqedoni. Pakënaqësinë dhe zhgënjimin e shqiptarëve nga ky projekt, Këshilli Koordinativ ia ka shprehur ambasadës së Shqipërisë në Maqedoni. “Ne u pritëm shumë mirë nga ambasadori shqiptar Arben Çejku. E njoftuam atë për pakënaqësinë e shqiptarëve më Maqedoni në lidhje me këtë projekt dhe në këtë mënyrë për të gjitha këto pakënaqësi dhe provokime që bëhen për këtë çështje do të njoftohet kreu i shtetit shqiptar”, tha Ramadan Ramadani. Ai gjithashtu njoftoi se gjatë ditëve në vijim do të njoftojnë edhe ambasadat tjera në Maqedoni në lidhje me pakënaqësitë ndaj këtij projekti.
-
Maska e Vevçanit ku fyhen myslimanët (video) (lexuar sot:250)
-
A do të vazhdojnë thirrjet antishqiptare ndaj Lirisë në ndeshjen kundër Torusit? (lexuar sot:234)
-
Familja Aziri ende në labirintet gjyqësore (lexuar sot:168)
-
Kryesojnë VMRO -DPMNE dhe BDI (lexuar sot:156)
-
“Shkupi” mbërrini në Shkodër (lexuar sot:156)
-
Avionët, shumë pranë përplasjes në ajër (lexuar sot:155)
-
Edhe aeroportet bllokohen nga dëbora (lexuar sot:75)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj