Miratohen konkluzionet e Sopotit
Dy muaj pas përgatitjes së Raportit 200 faqësh nga ana e grupit punues për Rastin e Sopotit, Komisioni për Mbrojtjen e të Drejta dhe Lirive të Njeriut të premten i miratoi konkluzionet që u propozuar nga ana e anëtarit të Komisionit, Safet Neziri. Kryetari i grupit punues për përgatitjen e Raportit të rastit të Sopotit Tahir Hani sqaron se Komisioni ka konstatuar se janë bërë shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut në aspektin e e mosrespektimit të kapitullit të dytë të Kushtetutës, pastaj kemi shkeljen e nenit 7 të Ligjit për Punë të Brendshme dhe shkeljes së Rregullores së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Po asht është konstatuar se të gjitha materialet e mbledhura janë pjese e konkluzioneve me ç’rast ky raport do ti dorëzohet kryetarit të Parlamentit dhe mund ti shërbejë të gjitha institucioneve relevante për ti marrë të gjitha masat e duhura ligjore ne segmentin e Mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të Njeriut dhe parimin e sundimit të së drejtës dhe respektimit të Ligjit. "Konkluzionet do t’i dorëzohen Kryetarit të Parlamentit dhe ato të jenë valide. Përfundimisht nuk besoj se do të hapet debat parlamentar për ta", thotë Hani për "Lajm". Pas këtij vendimi avokatët mbrojtës të të dënuarve me rastin e Sopotit të cilët kanë ankimim në gjykatën e Apelit do të mund t’i përdorin argumentet e reja dhe materialet e grumbulluara. "Me këto konstatime dhe materiale do të mundte që gjykata të marrë një vendim meritor dhe ta kthejë rastin në shkallën e parë, në ripërsëritjen e gjykimit, pasi me këto argumente përmbushet neni 418 i kodit penal", sqaron Hani, duke shtuar se konstatimet e Komisionit për Mbrojtjen e të Drejta dhe Lirive të Njeriut do të ketë efekt të drejtpërdrejtë edhe për ata të burgosur që kanë aktvendim të plotfuqishëm nga Gjykata supreme.
Për rastin e Sopotit njëmbëdhjetë shqiptarë të fshatit Sopot janë dënuar me 156 vjet burg, pasi akuzohen për vendosjen e një mjeti shpërthyes në afërsi të fshatit në vitin 2003, me ç'rast humbën jetën 2 ushtarë të NATO-s dhe një shtetas i Maqedonisë.
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:58)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:47)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:38)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:32)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:29)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:19)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:17)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj