FNDLNJ e shqetësuar nga emigrimi masiv i shqiptarëve
Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni (FNDLNJ), me seli në Kumanovë, shpreh shqetësimin e thellë me valën e madhe të shpërnguljeve të popullatës shqiptare, sidomos nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës.
“Ky fluks i madh i familjeve shqiptare për emigruar jashtë, është edhe një sinjal i qartë për partitë në pushtet, sidomos asaj shqiptare – BDI-së, se ka pakënaqësi të madhe nga mënyra e politikbërjes. Tani e nëntë vite pas luftës së 2001-shit, rajoni i Likovës dhe Kumanovës ende po i shëron plagët e asaj lufte, shumica e ish-luftëtarëve të UÇK-së mbetën të pasistemuar, kurse përgjithësisht rajoni mbeti shumë mbrapa në aspekt të zhvillimit ekonomik. Kjo prapambeturi zhvillimore e këtyre rajoneve shqiptare, nxitë rininë tonë që në mënyrë kaq masive të marrin rrugët e kurbetit nëpër Evropë”, thuhet në reagimin e FNDLNJ-së.
FNDLNJ gjithashtu vlerëson se shumica e atyre që kanë marrë rrugën e kurbetit, kanë rënë nën ndikimin e manipulimeve të ndryshme, me ose pa qëllime, nga ana e përfaqësuesve të agjencive turistike. Për FNDLNJ më i dhimbshëm është fakti se në këto emigrime po shpërngulen familje të tëra të reja shqiptare, me gra e fëmijë, të cilëve për një kohë shumë të shkurtër u kanoset edhe asimilimi gjuhësor dhe kombëtar.
“Andaj, kërkojmë nga popullata shqiptare që të mos marrin këto hapa të pamatur dhe të treten nëpër Evropë, sikur dikur në Turqi”.
FNDLNJ kërkon nga pushteti aktual në Maqedoni, që urgjentisht të përgatitë plane emergjente investuese nëpër rajonet shqiptare, para së gjithash në rajonin e Likovës e Kumanovës, në mënyrë që të parandalohet emigrimi i popullatës së re dhe e njëjta të ketë kushte dhe mundësi të jetës normale në Maqedoni.
-
Maska e Vevçanit ku fyhen myslimanët (video) (lexuar sot:230)
-
A do të vazhdojnë thirrjet antishqiptare ndaj Lirisë në ndeshjen kundër Torusit? (lexuar sot:224)
-
Familja Aziri ende në labirintet gjyqësore (lexuar sot:162)
-
Avionët, shumë pranë përplasjes në ajër (lexuar sot:150)
-
Kryesojnë VMRO -DPMNE dhe BDI (lexuar sot:147)
-
“Shkupi” mbërrini në Shkodër (lexuar sot:145)
-
Edhe aeroportet bllokohen nga dëbora (lexuar sot:72)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Sa për kuriozitet gjatë 20 viteve të kaluara në rajonet shqiptare janë investuar vetë 5 milion euro ne bujqesi.
Një kuriozitet tjetër gjatë 20 viteve ne politik Menduh Thaqi asnjiher nuk e ka përmend fjalinë,, duhet të investohet në bujqësi në rajonet shqiptare proporcionalisht me numrin e popullsis shqiptare 25 % ", kurse Ali Ahmeti gjatë 8 viteve ne politik vetëm njiherë e ka përmendur fjalën" bujqësi".
Ja pse shqiptarët e FYROM-it e lëshojnë tokën arbërore dhe shkojn kërkojë azil në Belgjik dhe shtetet tjera!
Ka ardhur koha të largohen liderët e partive politike shqiptare le të shkojnë ata le të kërkojnë azil politik në Belgjik dhe ne shtetet tjera vetëm atëherë do të filloj të përmirsohet gjendja e shqiptarëve në ; bujqësi, arsim, shëndetësi, politik.
Publikoni komentin tuaj