PDSH: Tekstet shkollore plot me maqedonizma
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), reagon ndaj teksteve shkollore ngase në përmbajtjen e tyre kanë shumë maqedonizma.”Secili prind e mësues shqiptar mund të gjejë pafund raste të maqedonizmit të teksteve shkollore. Konkretisht teksti shkollor ‘Arsimi muzikor’ për klasën e gjashtë i autores Veselinka Magjarova-Andova, botuar në vitin 2010 nga shtëpia botuese Prosvetno Dello, i miratuar në 3 gusht 2008 nga Ministria Arsimit dhe Shkencës, është ilustrues më i mirë i fakteve të sapo përmendura” tha zëdhënësja e PDSH-së Rudina Shaqiri, të mërkurën në Tetovë. Shqairi përpos kësaj përmendi edhe këngët për Maqedoninë, për Kirilin dhe Metodin, Goce Dellçev e tjera. “Nxënësit shqiptar të klasës së gjashtë, i jepet në duar një tekst kryekëput i huaj. Po e ngjashme është edhe me tekstin ‘Njohja e mjedisit’, për klasën e tretë i botuar nga Prosvetno Dello dhe miratuar po nga ministria. Në këtë libër prej faqes 57-64 të gjitha njësitë janë në gjuhën maqedonase dhe nuk ka asnjë të dhënë në gjuhën shqipe”, shtoi Shaqiri, e cila gjithashtu tha se krahas maqedonizimit të teksteve shkollore të dedikuara nxënësve shqiptar VMRO-DPMNE dhe BDI u përkujdesën që ata autor shqiptar që ishin të interesuar të botojnë ndonjë tekst për shkollat e mesme, para se të konkurrojë duhet që tekstet ti përkthejnë në gjuhën maqedonase dhe atë me shkrimin qirilic. Sipas Shaqirit kjo është hera e parë që detyrohen autorët shqiptar ti përkthejnë tekstet dhe më pas ti dorëzojnë. Gjithashtu Shaqiri, i apelon Gruevski dhe Ali Ahmeti që menjëherë ta ndërpresin këtë tendencë të maqedonizimit të teksteve shkollore dhe autorëve shqiptar tu mundësohet që tekstet ti dorëzojnë në gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj latin.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
partia
demokratike e
shkijeve
Publikoni komentin tuaj