KE paguan biletën hyrëse për anëtarësim
Ministria e Kulturës, projekti Normak i financuar nga Mbretëria Norvegjeze dhe Sekretariati për çështje Evropiane organizuan një seminar një ditor të mërkurën, me temën "Si të bëhen projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, të cilat e mbështesin bashkëpunimin ndërkulturor në Evropë". Ky seminar i dedikohet Programit të Kulturës me kohëzgjatje që nga viti 2007 deri më 2013, i financuar nga Komisioni Evropian, i cili ka buxhet prej 400 milionë eurosh dhe ka për qëllim promovimin e llojllojshmërisë kulturore në Evropë, por edhe trashëgimisë së përbashkët kulturore përmes zhvillimit të bashkëpunimit transnacional në mes operatorëve kulturore nga vendet pjesëmarrëse. Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Vasko Naumovski tha se pjesëmarrja në këtë Program do të ndikojë në thellimin e bashkëpunimit kulturor në mes operatorëve kulturorë nga e gjithë Evropa, ndërsa në seminarin e sotëm duhet t'u ndihmojë institucioneve për shfrytëzim të suksesshëm të mundësive të Programit. "Analizat theksojnë se vlerat e miratuara të mjeteve për projekte prej larg i tejkalojnë vlerave që Republika e Maqedonisë i paguan si biletë hyrëse për anëtarësim në këto programe, ndërsa pritjet janë se ky trend do të rritet edhe në periudhën e ardhshme", tha zëvendëskryeministri Naumovski. Ndërkaq, ambasadori norvegjez në Shkup, Kjetil Paulsen, tha se Mbretëria e Norvegjisë e mbështet eurointegrimin e Maqedonisë dhe reformat në këtë drejtim. Edhe pse nuk është anëtare e BE-së, Norvegjia bashkëpunon ngushtë me BE-në në të gjitha sferat duke e përfshirë edhe kulturën, ndërsa ka edhe përvojë të pasur të cilën mund ta ndajë me Maqedoninë. Ndryshe, seminari duhet të mundësojë këmbim të informacioneve dhe përvojave të operatorëve norvegjeze dhe të Maqedonisë nga procesi i aplikimit, miratimin dhe shfrytëzimin e mjeteve nga Programi i Kulturës 2007-2013.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj