Hyrje | LAJME | Maqedoni | Do të organizohet takim në mes liderëve

Do të organizohet takim në mes liderëve

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Takimi i liderëve për ndryshime kushtetuese në pjesën e Këshillit gjyqësor do të mbahet nga fundi i javës, tha të hënën kryeministri Nikolla Gruevski, duke shtuar se për afatin e saktë do të vendosë gjatë ditës. “Qëllimi i ndryshimeve është përforcimi i rolit të Gjykatës Kushtetuese, pavarësia e saj akoma më e madhe dhe ekspozimi më i vogël i presioneve", tha Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës tek djali i lënduar në incidentin e së shtunës në sheshin "Maqedonia". Ai shtoi se planifikohen dhe do të zbatohen projekte edhe për përmirësimin e cilësisë së gjyqtarëve, duke paralajmëruar ndryshime në Ligjin për regjistrim në Akademinë e gjyqtarëve, me të cilat do të caktohen kriteret më të larta gjatë zgjedhjes së gjyqtarëve. "Do të duhet njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze që të mundet gjyqtari i ardhshëm të gjendet me literaturën e huaj, të lexojë lëndë dhe raste të huaja dhe të mësojë nga përvojat si punohet kjo në vendet e huaja", tha Gruevski. Mes tjerash, gjyqtari do të duhet të japë provim për test psikologjik, i cili do të ndërmerret nga agjenci ndërkombëtare me renome, të cilët kanë arritur nivel të lartë në përpunimin e testeve të këtilla, test për integritet, i cili do të ketë gjithashtu disa pjesë. Një nga punët, në të cilat tashmë punohet janë paralajmërimet të ndërlidhura me Këshillin gjyqësor, i cili, siç tha, duhet të ketë rol të përforcuar, pavarësi akoma më të madhe dhe ekspozim më të vogël të presioneve.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

kumanovari në 09/03/2010 10:29:52
avatar
populli aspak si kupton keta politikan shqipfoles perse shkojn ne takim liderash pasi jan ne qeveri vetem si kukulla e ne parlament vetem flejn ka ardh koha njeher e pergjithmon ti thojm stop ketyre avazeve antishqiptare pasi ki far gruevski esht antishqiptar kur cdo dit femijet shqiptar rrahen po nga plani i keti antishqiptari
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0