Do të organizohet takim në mes liderëve
Takimi i liderëve për ndryshime kushtetuese në pjesën e Këshillit gjyqësor do të mbahet nga fundi i javës, tha të hënën kryeministri Nikolla Gruevski, duke shtuar se për afatin e saktë do të vendosë gjatë ditës. “Qëllimi i ndryshimeve është përforcimi i rolit të Gjykatës Kushtetuese, pavarësia e saj akoma më e madhe dhe ekspozimi më i vogël i presioneve", tha Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës tek djali i lënduar në incidentin e së shtunës në sheshin "Maqedonia". Ai shtoi se planifikohen dhe do të zbatohen projekte edhe për përmirësimin e cilësisë së gjyqtarëve, duke paralajmëruar ndryshime në Ligjin për regjistrim në Akademinë e gjyqtarëve, me të cilat do të caktohen kriteret më të larta gjatë zgjedhjes së gjyqtarëve. "Do të duhet njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze që të mundet gjyqtari i ardhshëm të gjendet me literaturën e huaj, të lexojë lëndë dhe raste të huaja dhe të mësojë nga përvojat si punohet kjo në vendet e huaja", tha Gruevski. Mes tjerash, gjyqtari do të duhet të japë provim për test psikologjik, i cili do të ndërmerret nga agjenci ndërkombëtare me renome, të cilët kanë arritur nivel të lartë në përpunimin e testeve të këtilla, test për integritet, i cili do të ketë gjithashtu disa pjesë. Një nga punët, në të cilat tashmë punohet janë paralajmërimet të ndërlidhura me Këshillin gjyqësor, i cili, siç tha, duhet të ketë rol të përforcuar, pavarësi akoma më të madhe dhe ekspozim më të vogël të presioneve.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj