Hyrje | LAJME | Maqedoni | EKSKLUZIVE - Kërkesa e Hasan Prishtinës para 100 viteve për paralele shqipe në Shkup

EKSKLUZIVE - Kërkesa e Hasan Prishtinës para 100 viteve për paralele shqipe në Shkup

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Përpjekja për të hapur shkolla shqipe në Shkup ka ekzistuar që para 100 viteve. Gazeta “Lajm” ka siguruar dokumentin ku shihet qartë se si Hasan Prishtina në mars të vitit 1910 kishte kërkuar që në shkollën profesionale “Idadija” në Shkup të hapet një paralele në gjuhën shqipe. Këto të dhëna duken në dokumentin që ishte dërguar te konsulli anglez në Shkup dhe raporti i konsullit serbë dërguar ministrisë së punëve të jashtme në Beograd. Historiani Skender Asani, i cili e ka gjetur dokumentin në arkivin shtetëror të Maqedonisë dhe që është i shkruar në gjuhën serbe tregon se klasa përbënte 24 nxënës dhe duhej të ishte pjesë e shkollës profesionale “Idadija” që gjendej në parkun e sotëm të qytetit të Shkupit. “Për hapjen e kësaj paralele dhe futjen e gjuhës shqipe kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe esnafi i Çarshisë, i cili e mbështeti në mënyrë të parezervë Hasan bej Prishtinën, që të jetësohet formimi i kësaj paralele në gjuhën shqipe në këtë shkollë”, tha Asani.

Sipas tij, autoritetet e atëhershme fillimisht ishin më liberal për të hapur këtë paralele, por më vonë ndërruan mendimin dhe kjo iniciativë ishte parë si rrezik për emancipimin dhe vetëdijesimit të shqiptarëve.

“Autoritet e atëhershme lejuan që të formohej kjo paralele, por me një kusht që të jetë e përzier etnikisht dhe gjuha shqipe mos të përdorej zi zyrtare gjatë vijimit të mësimit. Me këtë rast nxënësit shqiptarë u hedhën në grevë dhe parashtruan kërkesën e vetme që të mësojnë vetëm në shqip”, tha Asani.

Sipas këtij dokumenti kërkesa ishte që nxënësit të mësojnë vetëm në shqip. “Pasi kërkesa nuk u realizua, Hasan Prishtina me vet financim, duke i shitur magazat që kishte në Shkup financoi shkollimin e këtyre nxënësve në normalen e Elbasanit”, tha Asani.

Për këtë vepër madhore të Hasan Prishtinës tregojnë dokumentet angleze, serbe dhe austriake të cilat e përshkruajnë shkuarjen e nxënësve shqiptarë në Elbasan. “Gjatë arritjes në Elbasan, mijëra qytetarë kishin pritur Hasan Prishtinën dhe 24 nxënësit shqiptarë nga Shkupi duke brohoritin ‘rroftë Hasan Prishtina, rrofshin trimat e Kosovës dhe rroftë Shqipëria’”, tregon shkrimet e atëhershme historiani Asani.  

Ky dokument ka qenë hapi i parë për hapjen e parë të shkollave shqipe në Shkup, që ishte kundërshtuar edhe nga disa shqiptarë të kohës së atëhershme.

Angazhimi i shqiptarëve për çlirim në Shkup kishte vazhduar me veprimtari të tjera. Një vit më vonë, më 1911 u hap gazeta kombëtare shqipe, “Shkupi”, kurse më 12 gusht 1912 u çlirua Shkupi nga kryengritësit shqiptarë. Më 14 tetor 1912 në Shkup u vendos që kërkesa e deriatëhershme për autonomi të zëvendësohej me shpalljen e pavarësisë në Shkup, e cila rezultoi më vonë me ngritjen e flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. /BEKRI AJDINI/

Subscribe to comments feed Komente (12 publikuar):

muhamet në 23/03/2010 18:43:00
avatar
muhamet shala
Thumbs Up Thumbs Down
0
katunari në 10/03/2010 08:45:06
avatar
t lumt zotri nat ko kapat trima dhe tradhtar po pse po cuditemi se zotriju ka mar vetm shembull vec ket tekst se kohn ce jemi kto trimat ce ikemi n pushtet po as trima e as tradhtar se poshiet qart se cfar kategorije jan nuk po mujn me mar parasish se kur kohn e dikurshme ka krku hasan prishtina pr shkoll n quhn shqipe n shkup e dikush po thot se shkupi asht qitet i shkeve e dikush po net marojn kisha se tetova asht qitet i shqiptarve me kto politikan qijan n qeveri po ashtu edhe jasht qeveris nukjan n nivel meu ballavaqu me drejtat shqiptarve ok
Thumbs Up Thumbs Down
0
dardani në 09/03/2010 21:23:38
avatar
O shar pse bre zotni nuk po i publikon ne cilen shkoll eshte hap paralelja ne gjuhen shqipe sic e ka publiku ky historian, do te ishte nje avancim per historine tone. Nga gjelozia jeni te gatshem qe te qoni ujin ne mulli te shkjaut. U pergezoi per shkrimin
Thumbs Up Thumbs Down
0
lavdia në 09/03/2010 21:11:54
avatar
Skender te lumte e mos je ve veshin debillave dhe nese vazhdon keshtu je i pa aritshem. Zoti te shperblefte per punen qe po e bene per qytetin e shejte per shqiptaret...............
Thumbs Up Thumbs Down
0
Rozelita në 09/03/2010 18:14:48
avatar
Le ta lexojne kete tekst turkofilet qe thone se gjate periudhes otomane shqiptaret jetonim ne paqe me turqit si vellezer.
T'ju vije turp qe shkelin mbi te gjitha sakrificat dhe vuajtjet qe kaluam ne si komb gjate asaj periudhe.
Ende ka shqiptar qe me vedetijen kombetare te ulet te tyre do ta rrotullonin Hasan Prishtinen ne varr.
Thumbs Up Thumbs Down
0
shari në 09/03/2010 18:10:49
avatar
Nu mund askush ta mohoje kontributin e Hasan Prishtines, por duhet ta dini se shkolla shqipe ne Shkup jan hapur qe nga 1908 si aktivitet i klubit te Shkupi "Bashkimi", bile per to ka edhe dokumente te botuara si ne Shkup, ashtu edhe ne Tirane. Kso akrobacione e pamfleta nuk i nevojiten askujt. cka doni tarrini me kete.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Shkupjani në 09/03/2010 18:00:01
avatar
Eeee, patrotët shqiptarë kanë pasë vizion dhe nivel më të lartë të vetëdijes kombëtare se këto patrotët modern të ditës së sotme. Merreni si shembull vetëm zv ministreshën e arsimit Qazimi apo dy ministrat e kaluar shqiptar për arsim. I pavdekshëm është emri i Hasan Prishtinës.
Të lumtë Skender, respekt
Thumbs Up Thumbs Down
0
dardani në 09/03/2010 15:34:49
avatar
Sa ngjarje me vlere per arsimin e shkollen shqipe, e ne nuk dime azgje. Te lumte historian..............
Thumbs Up Thumbs Down
0
burimi në 09/03/2010 13:27:03
avatar
Po pse po luni me dokumenta qe jan vec te botueme, keto i dime qe moti, jane te botuara o zotri mos zbuloni te zbulumen.
Thumbs Up Thumbs Down
0
në 09/03/2010 11:21:39
avatar
Te lumte Skender, shqiptaret e Shkupit duhet te mburen per kete historian. Pas 100 viteve po marim vesh se hapja e paraleleve ne gjuhen shqipe nuk paska qene risi qe e kemi zbule ne po ajo paska qene kerkesa e kryetrimit te shqiptareve Hasan Prishtines.
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 next total: 12 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0