Gërmimet e Kuzmanit, varreza për të uritur!
Pas “Shkupit 2014”, ku planifikohen të harxhohen miliona euro, arkeologët dhe buldozerët po bëhen gati edhe për një ofensivë të gërmimeve (shkatërrimeve ) arkeologjike. Javën e ardhshme, nëse ndreqet moti do të nisin gërmimet në të gjithë Maqedoninë. Lokalitetet Isar, Heraklea, Stobi, Kalaja e Shkupit dhe Zërze janë lokalitetet kryesore ku do të gërmohet. Për secilin nga këto lokalitete janë ndarë nga 350 mijë euro, ndërsa për lokalitetet e tjera janë ndarë nga 3 milionë denarë. Nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore thonë se këtë vit nga buxheti i shtetit janë ndarë më shumë mjete se çdo vit tjetër. Sipas planit të Qeverisë do të gërmohet në çdo lokalitet dhe në çdo qytet. Edhe këtë vit, madje pak më shumë do të ketë punë për çdo person që ka mbaruar arkeologjinë, për studentë, për punëtorë krahu, për buldozerë, e kështu me radhë. Vetëm në një lokalitet është paraparë që të punojnë 50 arkeologë dhe 500 punëtorë krahu. Era e Kuzmanit dhe Gruevskit po lulëzon. Megjithatë, sipas ekspertëve të ekonomisë, të gjitha këto investime shterpë, do ti kthehen si shuplakë Qeverisë dhe kryeministrit Gruevski. Profesori universitar Nasir Selimi thotë se kjo është absurde, është një vendim, sa i pavend dhe i paqëndrueshëm, aq edhe megaloman. “Faktikisht në vend që të merremi me të tashmen dhe të ardhmen, ne merremi me të kaluarën. E kaluara duhet të kujtohet, por ardhmëria duhet të ndërtohet”, thotë Selimi për “Lajm”. Ai sqaron se kriza ekonomike akoma nuk është tejkaluar dhe aq më tepër kur fqinji ynë jugor ballafaqohet me një krizë shumë të madhe, krizë kjo që, siç thotë profesor Selimi, patjetër do të reflektohet edhe në ekonominë e Maqedonisë. “Veprimi i këtillë i Qeverisë është një luks. Është një veprim që nuk mban, është një veprim që do ti sjellë një grusht të fortë ekonomisë në të ardhmen. Shpenzimet që nuk sjellin përfitime janë joproduktive. Në vend që me mjete financiare të intervenohet atje ku do të mund të zhvillohej ndonjë sektor, të investohej atje ku e do ekonomia reale, ato faktikisht merren me investime shterpë dhe megalomane”, tha Selimi. Sipas tij, rrënjët e një etniteti nuk mund të gjenden duke hedhur paratë e popullit, para të cilat populli kërkon që të menaxhohen ashtu siç duhet, ato menaxhojnë vetëm për të kënaqur emocionet momentale. Ekspertët e çështjeve ekonomike janë të bindur se këto investime shterpe do ti kthehen si shuplakë kësaj Qeverie. “Fakti që edhe të huajit na thonë se Maqedonia nuk do të ketë rritje ekonomike edhe gjatë këtij viti, pra do të mbetemi në situatë të njëjtë ku papunësia sërish do të jetë mbi 30 për qind tregon se shumë lehtë mund të kemi edhe rritje të pakënaqësisë sociale te popullata”, sqaron Selimi.
Që kur ka ardhur në pushtet VMRO – DPMNE, një pjesë të madhe të buxhetit të shtetit e ka harxhuar për ndërtimin e kryqeve dhe kishave, gërmimet (shkatërrimet) arkeologjike, shkatërrimin e Shkupit, etj. /ANILA LIMANI/
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Sa vendbanime tonat autoktone ne Maqedoni jane mbuluar me pluhurin e harreses...
Ky akcion eshte problem sepse, nese ata gjejn dicka, do te thon automatikisht ky ka qen Bullgar.
Duhet te demostrojm kunder keti akcioni.
Publikoni komentin tuaj