Hyrje | LAJME | Maqedoni | Vatle: Investoni për të parandaluar azilin

Vatle: Investoni për të parandaluar azilin

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Një delegacion belg i kryesuar nga Sekretari shtetëror për azil Melkior Vatle, të martën ka vizituar rajonin e Likovës prej nga vijnë shumica e azil kërkuesve. Vatle situatën ekonomike në këtë rajon e vlerësoi të rëndë. Sipas tij tejkalimi i këtij problemi mund të bëhet vetëm përmes investimeve dhe jo përmes azilit.

"Erdhëm këtu për ta parë situatën në këtë rajon dhe ajo me të vërtetë është e rëndë. Mirëpo unë bisedova me kryetarin e komunës dhe ai më njoftoi se ekzistojnë projekte dhe vizion për zhvillimin e komunës. Qytetarët duhet ta dijnë se me ardhjen në Belgjikë nuk do të kenë as punë as banesa" tha Vatle në Likovë.

Nga ana e tij, kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku, zotin Velte e njoftoi me mosgatishmërinë e Qeverisë për të investuar në këtë rajon shqiptarë.

"I bëra të ditur zotit Vetle se asnjë Qeveri nuk investon në këtë komunë. Mbetemi me shpresë se Qeveria do të vetëdijësohet dhe Bashkimi Europian do ta ndihmojë këtë komunë" deklaroi Dukraku pas takimit me sekretarin belg për azil Melkior Vatle.

Ndërkaqë, zëvendës kryeministri Abdilaqim Ademi, i cili ka qëndruar në Likovë së bashku me zotin Vetle ka paralajmëruar se Qeveria është e gatshme të mbështesë proektet e drejtuesve të komunës në kuadër të buxhetit.

Delegacioni belg ka vizituar edhe Luginën e Preshevës , prej ku poashtu ka një numër të madh të azil kërkuesve.

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

Valbona Kastrati- Shahini në 10/03/2010 12:34:44
avatar
Me duket se njerezit kane keqkuptuar liberalizimin e vizave. Ajo nuk dmth se te jep drejte te kerkosh azil, por te jep drejte te kerkosh pune ne shtetet e tjera.Por fatekeqesisht krize e punesimit mbreteron ne cdo shtet dhe ta leshosh vendin nuk eshte zgjidhje, por duhet kerkuar qe investimet te behen aty qe te krijojne vende pune.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Ramadan Kovaci në 10/03/2010 08:21:14
avatar
Duke mos mohuar gjendjen e rende te papunesise ne rajonet e prekuara nga fluxi i madh i shqiptareve (Kumanova dhe Lugina e Presheves) ne drejtim te perendimit, JAM edhe ka mendoj se Boshti Beograd-Shkup- Athine po punon se permes nje dyndje te kesaj natyre, te ripertrijne dyndjet jo te largeta ne drejtim te Turqise. Elementi ortodoks e do aksin e lire-pa shqipetar ne kufirin ndershqipetar sic eshte ay mes Lugines se Presheves dhe Kumanoves...e qe det jure eshte kufi mes dy shtetesh sic jan Serbia dhe FYROM-i. Ky kufi eshte port e Serbise per te dal ne Detin Egje...
Thumbs Up Thumbs Down
0
ARbEN në 09/03/2010 15:13:13
avatar
Sa cudi, e paskan habit Sekretarin belg, edhe kryetari i komunes dhe gjysma e qeveris kane qene ne takim dhe jane ankuar se qeveria dmth vet ata nuk investojne ne viset shqiptare dhe i kane detyru shqiptaret te shkojne ne Belgjik per azil. Mos valle opozita ska disponim te investohet atje, ju jeni qeveri dmth ju nuk doni ose doni po skeni dijeni dhe fuqi politike
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0