Remzi Hoxha - Zhduket letër-porosia për Avdyl Loshajn
Skandal në procesin penal ndaj tre ish-pjesëtarëve të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), të akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptar nga Shkupit, Remzi Hoxha. Letërporosia për marrjen e dëshmisë së Avdyl Loshajt, pengut të SHIK-ut, që mundi t’u mbijetonte torturave, ka humbur, dhe e gjithë procedura duhet të vazhdojë nga e para. Lajmi u bë i ditur dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, kur kryesuesi i trupit gjykues që po shqyrton dosjen penale ndaj Arben Sefgjinit, Ilir Kumbaros dhe Avni Koldashit, relatoi një shkresë për palët, të mbërritur nga Ministria e Drejtësisë. Sipas shkresës së ardhur nga Ministria e Drejtësisë së shtetit holandez, ku ndodhet Avdyl Loshaj, dhe që i është përcjellë gjykatës së Krimeve të Rënda, informohej se letër-porosia është marrë në dorëzim nga një punonjës i ministrisë së Drejtësisë së Holandës, por më pas ka humbur. E ndodhur përballë një fakti të tillë, pesëshja gjykuese vendosi ta rinisë sërish të njëjtën letër-porosi, pasi dëshmia e Loshajt konsiderohet kyçe për çështjen. Ai dyshohet të jetë personi që ka dijeni për fatin e biznesmenit Hoxha të zhdukur 15 vite më parë, ndaj thëniet e tij shihen si vendimtare për zbardhjen e së vërtetës. Gjykata bëri të ditur vetëm faktin se letër-porosia ka humbur në Ministrinë e Drejtësisë së Holandës, por nuk dha asnjë detaj për mënyrën se si ka ndodhur një gjë e tillë, që duket se do të jetë një shkak i fortë për shtyrjen e procesit për një kohë të gjatë. Remzi Hoxha u mor peng më 21 tetor të vitit 1995, në ambientet e punishtes së tij të duraluminit në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Sipas prokurorisë, ai është torturuar në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës. Nën akuzë janë vënë ish-zyrtarët e SHIK-ut, Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro.
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:58)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:47)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:38)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:32)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:29)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:19)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:17)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
SE ENVER HOXHA KUR VJEN KE KUNDERSHTARET
Publikoni komentin tuaj