Hyrje | LAJME | Maqedoni | Remzi Hoxha - Zhduket letër-porosia për Avdyl Loshajn

Remzi Hoxha - Zhduket letër-porosia për Avdyl Loshajn

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Skandal në procesin penal ndaj tre ish-pjesëtarëve të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), të akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptar nga Shkupit, Remzi Hoxha. Letërporosia për marrjen e dëshmisë së Avdyl Loshajt, pengut të SHIK-ut, që mundi t’u mbijetonte torturave, ka humbur, dhe e gjithë procedura duhet të vazhdojë nga e para. Lajmi u bë i ditur dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, kur kryesuesi i trupit gjykues që po shqyrton dosjen penale ndaj Arben Sefgjinit, Ilir Kumbaros dhe Avni Koldashit, relatoi një shkresë për palët, të mbërritur nga Ministria e Drejtësisë. Sipas shkresës së ardhur nga Ministria e Drejtësisë së shtetit holandez, ku ndodhet Avdyl Loshaj, dhe që i është përcjellë gjykatës së Krimeve të Rënda, informohej se letër-porosia është marrë në dorëzim nga një punonjës i ministrisë së Drejtësisë së Holandës, por më pas ka humbur. E ndodhur përballë një fakti të tillë, pesëshja gjykuese vendosi ta rinisë sërish të njëjtën letër-porosi, pasi dëshmia e Loshajt konsiderohet kyçe për çështjen. Ai dyshohet të jetë personi që ka dijeni për fatin e biznesmenit Hoxha të zhdukur 15 vite më parë, ndaj thëniet e tij shihen si vendimtare për zbardhjen e së vërtetës. Gjykata bëri të ditur vetëm faktin se letër-porosia ka humbur në Ministrinë e Drejtësisë së Holandës, por nuk dha asnjë detaj për mënyrën se si ka ndodhur një gjë e tillë, që duket se do të jetë një shkak i fortë për shtyrjen e procesit për një kohë të gjatë. Remzi Hoxha u mor peng më 21 tetor të vitit 1995, në ambientet e punishtes së tij të duraluminit në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Sipas prokurorisë, ai është torturuar në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës. Nën akuzë janë vënë ish-zyrtarët e SHIK-ut, Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro. 

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

BRISHA në 10/03/2010 18:41:34
avatar
BERISHA ESHTE EDHE MA DINAKE E MA I KEQ
SE ENVER HOXHA KUR VJEN KE KUNDERSHTARET
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0