Hyrje | LAJME | Maqedoni | Qeveria goditet me vezë

Qeveria goditet me vezë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Me gjuajtje të vezëve dhe thirrje kundër Qeverisë, disa qindra punëtorë të falimentuar nga mbarë Maqedonia në mesditën e së martës sërish u tubuan në protestë para qeverisë. Nga Qeveria askush nuk i priti, por të falimentuarit për të martën e ardhshëm paralajmëruan protesta masive. “Ne nuk kërkojmë të hyjmë brenda, meqë të martën e kaluar i dhamë listë me kërkesa kryeministrit dhe presim që të na thërrasin”, deklaroi Liliana Georgievska, kryetare e Trupit koordinues të punëtorëve të falimentuar nga Kumanova. Në protestën janë të pranishëm edhe përfaqësuesit e një pjese të partive opozitare. Punëtorët e falimentuar, të cilët si tepricë teknologjike mbetën pa punë kërkojnë që personat të cilët kanë mbi 15 vjet stazh pune dhe moshë mbi 53 vjeçe për burra dhe 50 vjeç për gra të marrin nga 100 euro në muaj apo t`u lejohet pensionim i parakohshëm.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0