Bora i lë nxënësit pa mësim
Reshjet intensive të borës shkaktuan defekte në rrymë me ç’rast disa fshatra nuk kishin rrymë me orë të tëra. Shkolla fillore “Liman Kaba” në fshatin Lubeten, ndërpreu zhvillimin e mësimit ngase nuk kishte as rrymë e as ngrohje. “Ngrohja e shkollës tonë bëhet me anë të rrymës elektrike dhe si pasojë e mungesës së saj, ndërrimi i parë nuk mbajtën mësim duke marrë parasysh temperaturat e ulëta që për momentin po mbizotërojë, është e pamundur të mësohet në një objekt që nuk ka ngrohje”, tha Xhezmi Abdyramani, drejtor i shkollës fillore “Liman Kaba” në Lubeten. Ai shtoi se kjo nuk është vetëm problem i shkollës, por gjithashtu edhe i fshatit. “Nuk u krijua problem vetëm për shkollën, por për të gjithë fshatin ngase me orë të tëra kishte ndërprerje të rrymës elektrike”, tha Abdyramani. Kjo nuk është hera e parë që kemi problem të kësaj natyre, shtoi më tej Abdyraman. Çdo herë që ka reshje intensive të borës, ne kemi problem me rrymën, me bllokimin e rrugëve e shumë probleme tjera andaj do të ishte mirë që këtyre problemeve të iu vije fundi, tha Abdyrramani. Nga EVN, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një defekt që ishte pasojë e borës së madhe, por i cili u rregullua me kohë. Ndërkaq, edhe në disa fshatra malorë, rrugët janë tërësisht të bllokuara dhe për këtë shkak disa prej shkollave nuk kanë punuar në ndërrimin e parë, ngase rrugët ishin të bllokuara dhe nuk mund të udhëtohej me automjete. Edhe ato shkolla që kanë mbajtur mësim kanë filluar me vonesë orarin e tyre, sepse nga vonesa e autobusëve mësimdhënësit nuk kanë arritur me kohë në vendin e punës.
Shkollat e qytetit të Shkupit pa ngrohje
Disa shkolla në Shkup kanë probleme me ngrohjen, si pasojë e mos pagesës me kohë të faturave të ngrohtores. “Disa ditë kishim problem me ngrohjen dhe ishim të detyruar të mbajmë mësim me orar të shkurtuar. Pyetëm ngrohtoren se pse është ndalë ngrohja, se menduam mos ka ndonjë defekt, por ata na thanë që nuk është bërë pagesa nga ana e MASH-it”, tha Sherif Selimi, përgjegjës në shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov” në Shkup. Ndërkaq, në disa shkolla tjera në Qytetin e Shkupit, nuk u zhvillua fare mësimi.
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:70)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:55)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:41)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:36)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:33)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:20)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:19)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj