Pagesa po, rrugë pa borë jo
Dëbora që ra në Maqedoni, paralizoi gati të gjithë komunikacionin. Veç fshatrave që akoma vazhdojnë të qëndrojnë të izoluara nga dëbora, probleme të shumta kishte edhe në rrugët magjistrale. Maqedonia edhe pse ka tarifat më të shtrenjta për pagesën e rrugëve, (gjashtë fish më të shtrenjta se tarifat që paguhen në Evropë) ka rrugë magjistrale ndër më të këqijat në rajon. Qentë shëtisin lirshëm nëpër autostrada, ndërsa në kohë dimri, bora pastrohet me shumë vonesë. Të martën, në orët e paradites komunikacioni në autostradat Shkup - Kumanovë, Shkup –Gostivar, Shkup – Veles zhvillohej më mjaft vështirësi. Ekipet e Ndërmarrjes së Pastrimit të Rrugëve “Makedonija Pat” ishin shumë vonë në terren, ndërsa nervoza tek vozitësit si gjithnjë sa vjen e rritet. “Paguajmë më shumë se 100 euro në muaj për patarin dhe lëvizim në këto rrugë të pa pastruara nga bora. Veç në Maqedoni ndodh kjo”, tha Isen A.
Nëse udhëtoni në autostradën Shkup-Kumanovë dhe pastaj drejt kufirit që lidh me Serbinë, nuk do të mund të vozitni pa probleme në korsenë kryesore, pasi gjithçka është e dëmtuar. Sipas ekspertëve të ekonomisë, pikë pagesat nëpër rrugët magjistrale janë plaçkitje e qytetarëve, të cilët nga dy herë paguajnë tatime për të njëjtën gjë., njëherë gjatë regjistrimit të automjetit dhe pastaj në momentin kur kalojnë nëpër rrugët magjistrale. Profesori Hamit Aliu e konsideron plaçkitje klasike arkëtimin e parave për pikë-pagesa rrugore, pasi çdokush e paguan për rrugët kur e regjistron veturën. “Nga dy mijë denarë çdo qytetar që ka veture paguan kur e bën regjistrimin e saj një herë në vit. Pastaj çdo ditë nëse udhëton nga një qytet në tjetrin duhet të paguajë para shtesë. Shkup-Tetovë-Shkup do të paguani 120 denarë për rrugë, që është sa bileta e një autobusi. Kjo është e tepërt”, tha Aliu. Ndërsa ekonomisti Nasir Selimi akuzon drejtuesit e kësaj kompanie si të paaftë për t’i menaxhuar të gjitha punët brenda ndërmarrjes. “Ku shkojnë gjithë ata parë që i mbledh kjo ndërmarrje. Është një pikëpyetje që duhet të përgjigjet”, tha Selimi.
Ndërsa nga “Makedonija Pat” thonë se kanë dalë në terren menjëherë.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj