Delegacioni bleg s’kishte përkthyes në Likovë
Me delegacionin belg që vizitoi Likovën nuk kishte asnjë përkthyes gjë që ka vështirësuar komunikimin në takimin ndërmjet zyrtarëve belg dhe drejtuesve të Komunës së Likovës. Përfaqësuesit e qeverisë fajin për këtë lëshim ia hedhin Ministrisë së Punëve të Jashtme. “Për të gjitha delegacionet që vijnë nga jashtë përgjegjës për protokollin por edhe për sigurimin e përkthyesve është Ministria e Jashtme. Nikoqir edhe i këtij takimi ishte po kjo ministri. Zëvendës kryeministri Abdilaqim Ademi ka qenë vetëm shoqërues i delegacionit” tha zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku.
Mirëpo këto pohime të Durakut i hedh poshtë udhëheqësi i protokollit në Ministrinë e Jashtme, Qenan Ramadani. Sipas këtij të fundi Ministria e jashtme është përgjegjëse vetëm për organizimin e protokollit të Presidentit, Kryeministri dhe Ministrit të Jashtëm.
“Edhe pse nuk e kemi detyrim për të siguruar përkthyes për këtë takim ne gjithsesi do të kishim ndihmuar në këtë rast. Mirëpo kërkesa nga kabineti i zëvendës kryeministrit Abdilaqim Ademi për të gjetur përkthyes na ka mbërritur të hënën në ora 23:00. Kuptohet që faji për këtë lëshim nuk është i yni por i kabinetit të zëvendës kryeministrit Ademi” tha Qenan Ramadani. Në konferencën për media që u mbajt pas takimit, fjalimin e kryetarit të komunës Sadulla Duraku, gazetarëve maqedonas ia ka përkthyer zëdhënësi i qeverisë Shefik Duraku.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
"çfarë ke në hambar, e ke në sofër" thoshin dikur pleqtë e kësaj ane !
Fajin mos ia hidhni tjetërkujt, se fajtor jemi vetëm ne, në këtë rast janë e tërë garnitura shqiptare në tavolinë. Në thashtë dikush se shqiptarët janë të ardhur nga malet, ta dëshmojmë ne të kundërtën. Por jo, jo o popull i imë, jo, gardhi nuk bëhet me hunj të thyer.
Vetem mundohen te fajsojne njeri-tjetrin dhe mos aftesin e tyre qe nje perkthyes te mos mund ta sigurojne per nje vizite aq te rendesishme.
A thua aq shume pune paskan perkthyesit sa qe skan mund te gjejne nje ne minuten e fundit a ????
Apo kan bere me qellim qe delegacioni mos te kuptoj te verteten se cka ndodhe aty.
Ja ku duket haptas mosaftesia e bashkepunimit ne mes dy institucioneve ( apo nje) per nje gje kaq te vogel, e mos te flasim per gjera edhe me te rendesishme.
Publikoni komentin tuaj