"To Vima": Uashingtoni propozon "Republika Veriore e Maqedonisë"
Athina ta rihetojë qëndrimin e vet në lidhje me kontestin për emrin me Shkupin dhe ta shqyrtojë propozimin "Republika Veriore e Maqedonisë" si zgjidhje për problemin, kanë kërkuar presidenti amerikan Barak Obama dhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton në takimet në Uashington me kryeministrin grek Jorgos Papandreu, shkruan sot gazeta "To Vima".
Obama dhe Klintoni, siç theksohet, i kanë thënë Papandreut se nëse Greqia përgjigjet pozitivisht në kërkesën e tyre, Uashingtoni është i gatshëm ta informojë Këshillin e sigurisë së KB-së, se emri "IRJM" në të ardhmen mund të zëvendësohet me "Republika Veriore e Maqedonisë", ndërsa gjuha që flitet në vend si "gjuha veriore maqedonase".
Papandreu, sipas "To Vimës", e cila i referohet burimeve të lartë diplomatike amerikane e ka informuar Obamën dhe Klintonin se do të përgjigjet pasi që në detaje do ta shqyrtojë kërkesën e tyre.
Uashingtoni, siç theksojnë diplomatët amerikanë për gazetën, është fuqimisht i interesuar që të kompletohet përhapja e NATO-s në Evropën Juglindore, që nuk është e mundur pa zgjidhjen e problemit për emrin e Maqedonisë. SHBA-ja shpejton t'i inkuadrojë vendet e Ballkanit Perëndimor në NATO, për shkak të strategjisë së re mbrojtëse amerikane, e cila parashikon sistemim të mburrojave antiraketore në Evropën Lindore dhe në Mesdheun Lindor, në vend që në Poloni, Çeki dhe Baltik, siç është planifikuar më parë. Vendet e rajonit të Evropës Lindore dhe Juglindore nën kushte të caktuara tashmë janë përgjigjur pozitivisht në kërkesën amerikane për sistemim të mburrojës antiraketore, shkruan "To Vima".
Ndërkohë, zëvendës-shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas, i cili e shoqëron Papandreun në Uashington për televizionin "Skaj" pohoi se çështja e emrit, krahas Qipros dhe marrëdhënieve me Turqinë, është një nga temat e takimeve me presidentin dhe me sekretaren shtetërore të SHBA-së. Ai pohoi se nga Athina nuk është kërkuar asgjë plotësuese dhe se pozicionet e saj në lidhje me çështjen e emrit janë "të qarta dhe mirë të njohura". /mia/
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:58)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:47)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:38)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:32)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:29)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:19)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:17)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj