Hyrje | LAJME | Maqedoni | 22 vite shqiptarët punojnë pa vendime pune

22 vite shqiptarët punojnë pa vendime pune

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Në ndërmarrjen "Pylltaria e Maqedonisë", e cila merret me prodhimin e drunjve, deri më tani asnjë punëtor shqiptar nuk ka marrë vendim. Selam Hasani, i cili punon që 22 vite si referent i varur në ndërmarrjen Karaxhicës, e cila është njësi e "Pylltarisë së Maqedonisë", pohon këtë fakt tronditës ndaj diskriminim të shqiptarëve. "Që nga viti 1988 e deri më tani asnjë shqiptarë nuk ka marrë vendim pune nga ana e ministrisë së bujqësisë. Rreth 30 punëtor shqiptar kanë dalë në pension, ndërkaq në vendin e tyre janë punësuar vetëm maqedonas", tha Hasani. Ai shtoi se për këtë çështje është ankuar të personat kompetent, të cilët ende nuk kanë ndërmarr masa. "Gjatë viteve sa ishte ministër Sadulla Duraku disa herë jam ankuar i kam thënë se është duke u bërë padrejtësi ndaj shqiptarëve në ‘Pylltarinë e Maqedonisë’, por askush nuk ka reaguar në asnjë farë mënyre", tha Hasani. Në këtë ndërmarrje figurojnë vetëm 8 deri në 10 për qind punëtorë shqiptarë edhe atë shumica në nivel të ultë të punës. "Në 32 njësitë Rajonale të Pylltarisë së Maqedonisë, vetëm dy prej tyre drejtohen nga shqiptarët. Vendi i ndihmësdrejtorit në ndërmarrjen ‘Karaxhica", i cili është paraparë për shqiptarë ende nuk plotësuar", tha Selam Hasani. Sipas tij faji për këtë problem qëndron tek partitë politike, ngase ato e dinë situatën dhe nuk ndërmarrin masa. "Kohë më parë njoftuam edhe ministrinë e bujqësisë si dhe zëvendës kryeministrin Abdulaqim Ademi, por deri më tani ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje se si mund të zgjidhet kjo situatë", tha Hasani. Ndërkaq, në projektin për mbjelljen e 7 milion fidanëve, sipas Hasanit më së shumti vërehet diskriminimi ndaj shqiptarëve, ngase vetëm zonat në të cilat dominon popullata maqedonase është gjelbëruar, kurse në vendet ku jetojnë shumica shqiptarë është lënë shkretëtirë.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0