Maqedonasit vjedhin 1,57 milionë euro
Ka filluar procesi gjyqësor ndaj dy shtetasve maqedonas të cilët akuzohen për manipulim më kartela të rreme bankare. Me ndihmën e pajisjeve për të depërtuar në verifikimin e të dhënave dhe qasjen në tastierat e bankomateve Zoran Z. dhe Kiril D., kanë zbuluar të dhënat e mbi 780 klientëve. Me falsifikimin e kartelave, ata kanë plaçkitur më shumë se një milion euro. Sipas akuzës, ata ngarkohen të kenë plaçkitur rreth 1,57 milionë euro dhe ky është një rekord i plaçkitjeve deri më tani. Metoda e këtillë tashmë nuk është sekret i madh në Gjermani. Shumica e bandave nga Evropa Juglindore, sulmojnë në mënyrë sistematike kartelat e klientëve gjermanë. Nëpër bankomate, ata vendosin një pajisje në formë të skanerit ngjitës, i cili ashtu bukur është i maskuar sa që klientët mendojnë se ajo është një pjesë e bankomatit. Edhe dy shtetasit maqedonas kishin punuar me një metodë të tillë. Më së tepërmi, ata kanë manipuluar nëpër filialet e Reisebank, HypoVereinsbank si dhe Stadtsparkasse, ndërsa jashtë vendit ata kanë vepruar edhe në Greqi, Itali, Bullgari dhe Maqedoni, derisa nëpër kontot e klientëve të zgjedhur nuk kishte mbetur më asnjë cent. Kiril D. dhe Zoran Z. u arrestuan pas një urdhërarresti ndërkombëtar dhe më vonë u ekstraduan në Gjermani. /enver gashi/
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj