Hyrje | LAJME | Maqedoni | Belgjika nisë t'i kthejë azilantët

Belgjika nisë t'i kthejë azilantët

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Autobusi i parë me rreth 40 azilantë nga Maqedonia dhe Serbia, të mërkurën në mëngjes u nis nga Belgjika, saktësisht nga Zyra e të Huajve në Bruksel për në Maqedoni. t’i kthyer në vendet nga vijnë. Kthimi është vullnetar, ndërkaq që azilantët shoqërohen nga punonjës së Zyrës për të Huaj dhe nga përkthyes. Kthimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa shpenzimet e rrugës i mbulon Belgjika.

Numri i banorëve nga Maqedonia, kryesisht nga zona e Karadakut që kërkojnë azil në Belgjikë shënoi rritje të dukshme pas liberalizimit të vizave.

Numri I madh I azilkërkuesve shqetësoi autoritetet belge. Për këtë shkak kryeministri belg Iv Leterm dhe sekretari shtetëror belg për migrim dhe azil Melkior Vatle ishin para pak ditëve në Maqedoni dhe porositën se nuk ekzistojnë gjasa për marrjen e azilit politik për shkak të arsyeve ekonomike. Gjatë muajit janar dhe shkurt, rreth pesë mijë shqiptarë kryesisht nga Komuna e Likovës dhe Kumanovës, shkuan drejt Belgjikës për të kërkuar një jetë më të mirë. Ata shitën gjërat e vlefshme vetëm për një biletë një drejtimshe.

Zymberi: Me çfarë ndërgjegjeje akuzon Duraku

Deputeti i zonës së Karadakut, Abedin Zymberi, reagonndaj deklaratës së Kryetarit të Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, të dhënë në lidhje me eksodin e shqiptarëve nga rajoni i Likovës. “Ky zotëri akuzoi Qeveritë se nuk paskan investuar në zonën e Likovës. E pyes: Mos vallë ke harruar ti zotëri se pas vitit 2001 ke qenë ministër i Qeverisë, ke qenë deputet në Kuvend, ndërsa tani je Kryetar i Komunës së Likovës? Është e turpshme të akuzosh Qeverinë dhe të amnistosh vetveten pikërisht kur në mënyrë permanente ti dhe partia jote keni pasur dhe keni pushtetin qendror dhe pushtetin lokal të Likovës!”, thotë Zymberi në reagimin e tij.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0