Ministria investon veç për WC-të
Shkollat fillore shqipe në rajonin e Pellagonisë, gjegjësisht në rrethinën e Prilepit, në mënyrë totale po diskriminohet nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), ngase në këto shkolla nuk janë ndarë fare mjete nga projekti për rikonstruimin e shkollave fillore gjatë vitit 2010. Në komunën e Dollnenit ekzistojnë dy shkollat shqipe me mbi 700 nxënës, të cilat janë lënë pas dore, pa asnjë denarë investim. “Shkolla ‘Ismail Qemajli’ dhe ‘Liria’ janë ndër shkollat më të mëdha shqipe në këtë rajon ndërsa MASH nuk ndan fare mjete për përmirësimin e kushteve dhe për gjërat elementare që na nevojiten, ndërsa shkollave maqedonase edhe pse kane nga 80 nxënës u ndan miliona denarë”, tha Sevgani Ibrahimi, drejtor i shkollës fillore “Ismail Qemajli” në komunën e Dollnenit. Drejtorët shqiptarë të revoltuar u ankuan në komunën e Prilepi dhe i njoftuan për diskriminimin e bërë nga ana e MASH-it. “Jemi ankuar në komunën e Prilepit dhe kryetari e di se ne po ballafaqohemi me kushte të vështira dhe nuk merremi parasysh nga ana e MASH që të investoje edhe në rikonstruimin e shkollës tonë”, tha Ibrahimi. Ai thotë se ata kanë edhe tre shkolla tjera rajonale në të cilat po ashtu investimi nga MASH është zero. “Pas ankesës tonë, nga sektori për investim i MASH-it, na lajmëruan në telefon dhe na pyetën se për çka kemi nevojë që të bëhen investime. Sipas mendimit tim kjo është turp që nëpërmjet telefonit të diskutohet për nevojat e shkollës”, tha Ibrahimi. Në këtë shkollë deri më tani MASH-i ka bërë investim vetëm në rregullimin e ËC-së dhe nuk ka ndarë mjete për asgjë tjetër. “Të gjitha investimet që janë bërë në këtë shkollë janë bërë nga projektet të realizuara nga unë, të cilat i kanë realizuar organizatat të ndryshme në vend, kurse nga MASH-i deri më tani është investuar vetëm në ËC”, tha Ibrahimi. Kjo shkollë gjithashtu nuk ishte pjesë e projektit për modernizimin e shkollave fillore rurale. “Ishte vetë zëvendës ministrja e arsimit, Lindita Qazimi e cila nënshkroi dokumentin me të cilin na largoi nga projekti për modernizimin e shkollave rurale. Qazimi nuk i ka parasysh shkollat shqipe, andaj ballafaqohemi me problem të kësaj natyre”, tha Ibrahimi. Shkollat shqipe në këtë zonë gjithmonë kanë hasur në probleme të shumta, jo vetëm në investimet në shkolla por gjithashtu janë ballafaquar edhe me problem për hapjen e paraleleve shqipe në disa shkolla. /Natyra Grubi/ MASH-i s’na njeh si shkolla “Ismail Qemajli”
Gjatë vitit 2009 shkollës fillore “Petro Gligorovski” në komunën e Dollnenit iu kthye emir i mëparshëm “Ismail Qemajli” që e kishte në vitin 1957. “Edhe pas ndërrimit të emrit së shkollës, MASH-i vazhdon të dërgojë dokumente të adresuara në emrin e vjetër të shkollës, si duket MASH-it i pengon emir i dikurshëm i kësaj shkolle”, tha Sevgani Ibahimi, drejtor i shkollës “Ismail Qemajli”. Investimi i MASH në shkollat e Prilepit Shkollat fillore: “Bllazhe Koneski” 8 milion e 250 mijë denarë, “Dobre Jovanovski” 10 milion denarë, “Goce Dellçev” 18 milion denarë, “Kire Gavrillovski-Jane” 11 milion e 800 mijë denarë, “Kiril dhe Metodij” 5 milion denarë, “Kliment Ohridski” 16 milion e 800 mijë denarë, “K. Vollnarski” 6 milion e 700 mijë. “Rampo Llevkata” 7 milion e 200 mijë. “Strasho Pinxhur” 3 milion e 300 mijë. “Ordan Mihajllovski-Ocka” 600 mijë denarë. Dhe 900 mijë denarë në shkollën periferike në fshatin Erekovci.
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:56)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:44)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:32)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:29)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:28)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:17)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:15)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj