Gruevski kërkon shpëtim
Edhe pse takimin e liderëve kryeministri Nikolla Gruevski e kërkon për të shqyrtuar ndryshimet e Kushtetutës në pjesën e Këshillit Gjyqësor, një temë tjetër që do të diskutohet aty do të jetë kriza ekonomike dhe politike që ka kapluar Maqedoninë. Burime të opozitës bëjnë të ditur për “Lajm”, se në këto momente bankroti që gjendet Maqedonia, me arkën e shtetit bosh, as që ia vlen të diskutohet për Kushtetutën, por për situatën e vështirë në të cilën gjendet shteti. “Takimin e liderëve kryeministri duhej ta kish thirr edhe më parë. Sigurisht që do të diskutojmë për ndryshimet e Kushtetutës në pjesën e Gjykatës Kushtetuese, pasi për këtë çështje e ka kërkuar takimin kryeministri, por nuk duhet harruar kriza ekonomike dhe politike në të cilën gjendemi”, tha ky burim. Arka e zbrazur e buxhetit do të jetë një nga temat kryesore që do të diskutohet në takimin e liderëve që do të mbahet të enjten në ora 11 e 30 minuta në Klubin e Deputetëve. Po ashtu në takimin e liderëve të partive pritet të diskutohet edhe për projektin “Shkupi 2014”, situata e krijuar me azilantët. Po ashtu çështja e emrit si dhe investimet e huaja do të jetë temë e këtij takimi. Ndërkaq, nuk është e sigurt, nëse do të mbetet kohë që të diskutohet edhe për çështjen e Burmali Xhamisë, për të cilën Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka kërkuar që të diskutojnë liderët politik. Në takimin e liderëve do të marrin pjesë të gjithë kryetarët e Partive të pozitës dhe Opozitës. Kryeministri Nikolla Gruevski në fillim të javës paralajmëroi se do të thërrasë takimin e liderëve për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese në pjesën e Këshillit gjyqësor. “Qëllimi i ndryshimeve është përforcimi i rolit të Gjykatës Kushtetuese, pavarësia e saj akoma më e madhe dhe ekspozimi më i vogël i presioneve", tha Gruevski të hënën. Takimi i Liderëve do të mbahet të enjten (sot) në orën 11 e 30 në klubin e deputetëve. /Anila Limani/
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
opzoites tash e kan kuptu se Maqedonia eshte ne bankrot, kete e di edhe nje femi 7 vjecar
Gllupevski tash le ti shet bustat "staro zhelezo" dh le ta mbush arken shtetrore se me nuk do tja mbushin shqiptaret
te keqes i vjen shume shpejt fundi
Invest in Macedonia - shitttt yeah :(
liar liar you are on fire :))))))
Publikoni komentin tuaj