Hyrje | LAJME | Maqedoni | S’ka rroga para 20 marsit!

S’ka rroga para 20 marsit!

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ekonomia e Maqedonisë është bllokuar plotësisht. Qarkullimi i parave është ngrirë tërësisht dhe nuk ka të hyra në arkën e shtetit, kurse si pasojë është shtuar borxhi ndaj kompanive private, ndërkaq popullata do ta ndjejë atë me vonesën e rrogave. Nga qeveria zyrtarisht pohojnë se rrogat në administratën e shtetit janë vonuar për shkak të dislokimit të trezorit në ministrinë e financave. “Aktualisht po bëhet zhvendosja e pajisjeve dhe personelit që ka punuar në trezorin e shpërndarjes së parave nga objekti aktual në atë të ish-‘Nova Makedonijës’. Mendoj se deri të premten do të rregullohet ky problem dhe deri të hënën do të lëshohen rrogat”, tha Nedim Ramizi, zëvendësministër i financave të Maqedonisë.

Megjithatë, jozyrtarisht mësohet se problemi nuk është aq i thjeshtë siç e paraqesin nga qeveria. Rroga nuk do të ketë gjatë ditëve në vijim pasi nuk ka para në buxhet. Pritet që nga e hëna të bëhet regjistrimi i më shumë se 1200 veturave që presin në doganë pas heqjes së akcizave, prej ku do të mbushet një pjesë e buxhetit. “S’ka pasur të ardhura që kur doli ligji për zvogëlimin e akcizave. Gjithashtu s’është paguar edhe TVSH-ja kështu që ka pasur disa probleme”, tha zëvendësministri Ramizi.

Ekonomistët paralajmërojnë se gjendja ekonomike mund të thellohet edhe më shumë, ndërsa fajtorë për këtë situatë është menaxhimi i keq i qeverisë.

“Qeveria vet e ka bllokuar ekonominë. Pasi kishim recesion, që pasoi nga kriza ekonomike globale, politika ekonomike e Maqedonisë në vend që t’i ndihmojë kompanitë private ajo i ngarkoi më shumë. Ata që kishin probleme me pagesën e borxheve dhe tatimeve ndaj shtetit, qeveria ua bllokoi xhirollogaritë dhe kjo dmth falimentim për ata”, tha fillimisht Besnik Fetai, profesor i ekonomisë në UEJL.

Sipas tij, harxhimet publike janë zvogëluar, por janë zvogëluar edhe të ardhurat publike.

Daljen nga kjo krizë, ish-ministri i ekonomisë e sheh nëpërmjet faljes së borxhit të disa kompanive nga qeveria. “Derisa gjendemi në një ringjallje ekonomike, duhet që urgjentisht të debllokohen llogaritë e kompanive, një pjesë e borxheve të shlyhen dhe një pjesë të riprogramohen për një periudhë 5-7 vjeçare. Sipas vlerësimin të FMN-së, kompanitë pritet që pas 3-4 viteve të kthehen në gjendjen normale siç ishin para krizës ekonomike globale. Ekonomia është në shërim dhe nuk ka mundësi të bëjë pagesa të borxheve”, tha Fetai.

Magjistri i ekonomisë Gadaf Rexhepi pohon se duke pasur parasysh situatën e tanishme, qeveria urgjentisht duhet të bëjë rebalanc të buxhetit. “Në tre muajt e fundit qeveria nuk i ka realizuar të ardhurat në buxhet sipas parashikimeve. Edhe pse kishte bërë shumë akrobacione duke i rritur gjobat, duke vendosur ligje sanksionuese etj.”, tha Rexhepi.

Probleme të ngjashme ka pasur edhe në vitit 2000-2002 kur në Maqedoni kishte luftë, por qeveria e atëhershme me qëllim të rritjes së likuiditetit një pjesë të borxheve të kompanive e kishte shlyer, kurse pjesën tjetër ua kishte shtyrë për ta paguar në nj afat të mesëm.

Sipas disa burimeve tjera brenda qeverisë, ka shanse që në të ardhmen të zvogëlohet rrogat e administratës shtetërore për 6 për qind. Kjo do të jetë edhe një masë shtesë për të parandaluar një kolaps të tërësishëm ekonomik. Me vendosjen e sistemit të bruto rrogës, me ligj rregullohet që deri më datë 15 të çdo muaji të jepen të gjitha rrogat, në të kundërtën pasojnë gjoba. Kjo situatë edhe më shuam do ta komplikojë situatën me kompanitë private dhe në veçanti me sistemin e aparaturës shtetërore. /Bekri Ajdini/

Qeveria financon objekte joproduktive

“Në njërën anë është bërë bllokimi i kompanive, kurse në anën tjetër mjetet që i ka qeveria i financon në objekte joproduktive siç janë muzetë dhe projekti ‘Shkupi 2014’”, tha Besnik Fetai. Ekonomistët pohojnë se Greuvski me qëllim të të tregojë se nuk ekziston krizë ekonomike me borxhe do ta realizojë projektin “Shkupi 2014”.

Qeveria futet me këmbë në baltë!

“Qeveria për shkak se nuk është në gjendje të paguajë paga, obligohet të hyjë në borxh. Nëpërmjet bonove të thesarit duhet të marrë mjete për pagesën e rrogave, që do të thotë marrje e parave borxh për qëllime joproduktive. Në anën tjetër, banka qendrore do të rrisë normat e interesit dhe kështu kriza vetëm do të thellohet”, tha Fetai.

Subscribe to comments feed Komente (5 publikuar):

bejto në 11/03/2010 22:57:19
avatar
bravo o lis.shume mire e ke qelluar po qka e ba keta tonet [shqiptaret]jo vetem qe embushin aren e maqedonise me tatime e ma shume me ryshfetepor edhe me ahengje esynetime te bujshme besa.prandaj te lumte per kete teme shume te qelluar.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Qerimi në 11/03/2010 14:56:41
avatar
Normal se nuk ka rroga, pse habiteni qeverise tash i nevojiten te holla, valle ju nuk e dini se jane duke e ndertuar mbreterine e kafsheve-egersirave, pa para nuk ndertohen. E ju o popull shume i urte e i qete vetem beni AMIN.
Thumbs Up Thumbs Down
0
lina në 11/03/2010 14:21:50
avatar
Kjo cfarë ndodhë në Maqedoni nuk ndodhë askund,turp i madh rrogat nuk jepen nga 1muaj e gjysëm a mendojnë këta në pushtet se ne jetojmë me ato rroga...No coment
Thumbs Up Thumbs Down
0
salih në 11/03/2010 13:05:37
avatar
E po vellezer edhe kjo cmenduri e ka fundin diku,<<kungulli nuk rri mbi uje gjithmon>>.
Thumbs Up Thumbs Down
0
lisi në 11/03/2010 11:25:48
avatar
O nuk ka gurbetlinje tash ne maqedoni qe ti plackisin,shqiptaret jane ata te cilet e mbushin arken e maqedonise,dhe shqiptaret jane ata qe ua mbushin xhepat skllaveve,me tatime te ndryshme te paligjeshme,sic jane denime ne trafik,ryshfete te ndryshme per nje dokument me te thjeshte etj.Ata nuk na shofin neve si qytetare te maqedonise,por na shofin si nje objekt per plackitje.Neqoftese vetem nji vjet te mos shkonin shqiptaret ne vendelindje,maqedonija do te falimentonte,do beheshte per rahmet.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 5 | Treguar: 1 - 5

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0