Iv Leterm: Nuk më vjen keq për shkak të heqjes së vizave
Kryeministri belg Iv Leterm, pas kthimit nga Ballkani porositi se Belgjikës nuk i vjen keq për vendimin e pezullimit të vizave, por se përvoja me refugjatët ekonomikë mund të ndikojë mbi valën e ardhshme të madhe të liberalizimit.
"Mendoj se vokacioni dhe ardhmëria e këtyre vendeve është në Bashkimin Evropian, në integrimin evropian. Pezullimi i vizave është hap i rëdësishëm, nuk më vjen keq për këtë, por kjo përvojë na tregon se ky vendim duhet të përgatitet mirë, por edhe i shoqëruar nga masa të tjera", thotë Leterm në intervistën për Dojçe Velen.
Ai shton se me qeverinë e Maqedonisë dhe të Serbisë kanë investuar përpjekje në rajonet e prekura që t'u bëhet me dije qytetarëve se nuk ka kurrfarë kuptimi të emigrojnë drejt Belgjikës, që të qëndrojnë atje dhe se kërkesat për azil nuk la kurrfarë gjase të plotësohen.
"Me qeveritë e prekura arritëm marrëveshje për kthimin e njerëzve dhe për riatdhesimin e tyre nga ana e autoriteteve kompetente. Do të thotë përpjekja është e dyfishtë - sensibilizimi i popullatës dhe obligimi për kthim i qytetarëve serbë dhe të Maqedonisë nga ana e autoriteteve", thotë kryeministri belg.
Ai është i bindur se vala e kërkuesve të azilit do të zvogëlohet në muajt e ardhshëm dhe shton se tashmë ka rezultate.
"Ka rënie të madhe të numrit të kërkesave për azil. Numri për Maqedoninë dhe Serbinë ka rënë pothuajse në zero, do të kemi kujdes si evaluojnë numrat, nëse ka nevojë do të bëjmë diçka. Por, mendoj se punët janë të qarta si për serbët, ashtu edhe për qytetarët e Maqedonisë - e ardhmja e tyre nuk është në Belgjikë dhe nuk kanë dobi nga kërkesa e azilit politik, e me këtë rast nuk duhet të lejojnë të manipulohen nga njerëzit keqdashës, të cilët dështiojnë ta shfrytëzojnë situatën e keqe ekonomike", thekson Leterm./mia/
-
Maska e Vevçanit ku fyhen myslimanët (video) (lexuar sot:250)
-
A do të vazhdojnë thirrjet antishqiptare ndaj Lirisë në ndeshjen kundër Torusit? (lexuar sot:234)
-
Familja Aziri ende në labirintet gjyqësore (lexuar sot:168)
-
Kryesojnë VMRO -DPMNE dhe BDI (lexuar sot:156)
-
“Shkupi” mbërrini në Shkodër (lexuar sot:156)
-
Avionët, shumë pranë përplasjes në ajër (lexuar sot:155)
-
Edhe aeroportet bllokohen nga dëbora (lexuar sot:75)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj