Kumanovë, shkolla ekonomike mbetet pa rrymë!
Ish-Kazerma e Kumanovës e cila u shndërrua në shkollë të mesme ekonomike, ende nuk e ka zgjidhur problemin për lidhjen e rrymës. Që nga transferimi i nxënësve në këtë objekt, ende nuk është bërë kontratë me EVN-në për lidhje të rrymës, andaj shfrytëzohet rryma e kazermës. Përfaqësuesit e kazermës paralajmërojnë se së shpejti do të ketë ndërprerje të rrymës gjatë ditëve në vijim. "Kazermat na paralajmëruan se gjatë ditëve në vijim do të bëjnë disa ndërtime me ç’rast do të duhet të ndërpritet rryma që nga ora nëntë e mëngjesit e deri në pesë pasdite. Situata e këtillë gjithsesi se negativisht do të reflektohet në procesin mësimor", tha Skënder Saiti, përgjegjës i shkollës së mesme të ekonomisë "Pero Nakov" në Kumanovë. Ai shtoi se tani më disa herë me radhë janë ankuar në komunë, por nga atje iu thonë që së pari duhet të bëhet pranim dorëzimi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ngase ky objekt në komunë nuk figuron si shkollë. Nga komuna e Kumanovës, thonë që nuk jemi në kompetent për këtë çështje. "Nuk di çfarë të them, nuk e di se kur do të bëhet ajo marrëveshje ngase ne nuk jemi kompetent për këtë çështje. Për këtë problem duhet të pyetni në MASH", tha Oliver Spasovski, sekretar i komunës së Kumanovës. Ndërsa nga MASH, thonë që kjo shkollë është nën kompetencat e komunës. "Kjo shkollë e mesme është nën kompetencat e komunës dhe ne nuk mund të bëjë marrëveshje mes objektit dhe EVN, ngase këtë duhet ta bëjë komuna. Kurse sa i përket mungesës së energjisë gjatë ditëve në vijim ne nuk kemi informata", tha Naziktere Sulejmani, zëvendës udhëheqëse e sektorit për arsim fillor dhe të mesëm në MASH. Ndërkaq, nxënësit e shkollës ekonomike në objektet e reja kanë filluar mësimin më 1 shkurt, duke u larguar nga barakat ku kishin kushte mizore për mësim dhe detyroheshin të ndjekin ligjëratat në tre ndërrime.
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:58)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:47)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:38)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:32)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:29)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:19)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:17)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj