Shkupi përkujton demonstratat e ’81-it
“Gjaku yt u bë dritë”, shkruan në mbishkrimin e pllakës përkujtimore të heroit kombëtar Mursel Ahmet Delisë, që u zbulua të enjten në Shkup, në vendin ku dhe është helmuar para 79 vjetëve. Me zbulimin e pllakës përkujtimore të këtij heroi si dhe akademisë përkujtimore, Shkupi kujton demonstratat e vitit 1981, të cilat nisën më 11 mars të vitit 1981 në Prishtinë dhe pastaj u përhapën në të gjitha trojet, aty ku bukës i thonë bukë dhe ujit ujë. Duke falënderuar kryetarin e Komunës së Çairit për iniciativën e marrë, nipi i Mursel Delisë, Bacë Adem Ahmeti i uroi jetë të gjatë gjithë shqiptarëve. “Shyqyr që ma pruri zoti me ardhur dhe me zbuluar pllakën e tij në Shkup, falënderoj krejt ata që derdhën gjakun e tyre për këtë tokë dhe për këtë flamur. Rrofshin e qofshin të gjithë shqiptarët kudo që janë”, tha i emocionuar Baca Adem. Ndërsa Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se nuk banë bërë asgjë më shumë, përpos se kanë kthyer një borxh ndaj vlerave historike dhe kombëtare. “Ne nuk e harrojmë historinë, pasi pa e njohur dhe vlerësuar historinë nuk mund të ecim drejt ardhmërisë. Shkupit dardan dalëngadalë po ia kthejmë simbolet e Vilajetit të Kosovës”, tha Mexhiti. Mursel Ahmet Delia ka qenë bashkëluftëtarë i babait të tij Ahmet Delisë, i Azem Bejtës dhe i Hasan Prishtinës. Varri i tij gjendet në xhaminë e Allaxhës afër Bit Pazarit në Shkupit. Ndërkaq, në Akademinë përkujtimore të demonstratave të ’81-it fjalë rasti mbajtën Adem Demaçi, Murat Jashari, Rexhep Selimi, nipi i Ahmet Delise, të gjithë këto nga Kosova, si dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Intedrim, Ali Ahmeti, Kryetari i Çairit Izet Mexhiti dhe historiani Skender Hasani..
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:58)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:47)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:38)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:32)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:29)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:19)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:17)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj