Hyrje | LAJME | Maqedoni | Shkupi përkujton demonstratat e ’81-it

Shkupi përkujton demonstratat e ’81-it

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

“Gjaku yt u bë dritë”, shkruan në mbishkrimin e pllakës përkujtimore të heroit kombëtar Mursel Ahmet Delisë, që u zbulua të enjten në Shkup, në vendin ku dhe është helmuar para 79 vjetëve. Me zbulimin e pllakës përkujtimore të këtij heroi si dhe akademisë përkujtimore, Shkupi kujton demonstratat e vitit 1981, të cilat nisën më 11 mars të vitit 1981 në Prishtinë dhe pastaj u përhapën në të gjitha trojet, aty ku bukës i thonë bukë dhe ujit ujë. Duke falënderuar kryetarin e Komunës së Çairit për iniciativën e marrë, nipi i Mursel Delisë, Bacë Adem Ahmeti i uroi jetë të gjatë gjithë shqiptarëve. “Shyqyr që ma pruri zoti me ardhur dhe me zbuluar pllakën e tij në Shkup, falënderoj krejt ata që derdhën gjakun e tyre për këtë tokë dhe për këtë flamur. Rrofshin e qofshin të gjithë shqiptarët kudo që janë”, tha i emocionuar Baca Adem. Ndërsa Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se nuk banë bërë asgjë më shumë, përpos se kanë kthyer një borxh ndaj vlerave historike dhe kombëtare. “Ne nuk e harrojmë historinë, pasi pa e njohur dhe vlerësuar historinë nuk mund të ecim drejt ardhmërisë. Shkupit dardan dalëngadalë po ia kthejmë simbolet e Vilajetit të Kosovës”, tha Mexhiti.

Mursel Ahmet Delia ka qenë bashkëluftëtarë i babait të tij Ahmet Delisë, i Azem Bejtës dhe i Hasan Prishtinës. Varri i tij gjendet në xhaminë e Allaxhës afër Bit Pazarit në Shkupit.

Ndërkaq, në Akademinë përkujtimore të demonstratave të ’81-it fjalë rasti mbajtën Adem Demaçi, Murat Jashari, Rexhep Selimi, nipi i Ahmet Delise, të gjithë këto nga Kosova, si dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Intedrim, Ali Ahmeti, Kryetari i Çairit Izet Mexhiti dhe historiani Skender Hasani..

Subscribe to comments feed Komente (5 publikuar):

liridon-Tetove në 16/03/2010 21:27:11
avatar
ate plake do e kisha bere edhe une me 1000 eu.e meriton,po ju e keni bere per marketing e jo per ate se e meriton,ju duhet te shkoni ta vizitoni popullaten e Kumanoves dhe familjet e deshmoreve,ti punesoni shqiptaret dhe ti lironi nga burgu te gjithe te pa fajshmit ne procese te montuara,per kete ju kemi votuar,e jo para maqedonasve te hani torte e para shqiptareve te beni marketing jo politik po patriotik.patriotizam eshte ti thuash grujefskit sot ,,MJAFT,,une e dua ate qe i takon popullit tm per ata jam ketu qe ti perfaqesoj ata,hisen tone nuk mund ta mer shtipi e prilepi,po ju jeni trdhetare zotri ali amet,kur dalish para shqiptareve shitesh patriot kurse kur je para grujevskit e MBASHE FJALEN e dhene dhe nuk kerkon azgje por vetem te jesh pjese e qeverise dhe te shkelish mbi idealin dhe gjakun e deshmoreve.kam qene bdi po e shof se aty ma nuk ka bereqet per shqiptaret por per maqedonasit po ka me bollek bile u tepron.na keni poshtru para krejt botes.TURPI I SHQIPTARISE ALIJA DHE BDI.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Shkupi në 12/03/2010 16:56:58
avatar
Te lumte Izet Mexhiti, se populli te ti e ka besimin me te madh.
Thumbs Up Thumbs Down
0
aliu në 12/03/2010 15:06:01
avatar
U isha lutur te mos dilni neper gazeta per perkujtime.Por dil dhe sqaro perfaqsimin e shqiptareve ne qeveri.Tregohu shqiptareve se ne vitin 2009 jan punsuar 1200 administrator shqiptar dhe 8500 maqedonas,dhe 300 te etnive tjera.Tu vij turp te mos reagoni asnjeher per asgje.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Artan në 12/03/2010 14:41:14
avatar
Per buste, pllakata dhe muzeume jeni te paret Ju te bdi-se, mirepo per punet tjera jeni 0! flm gazeta LAJM per cdo informate.
Thumbs Up Thumbs Down
0
bashkim në 12/03/2010 10:08:28
avatar
jemi dakord per perkujtimin e figurave te shquara shqiptare, por tua rikujtojme se nuk jeni zgjedh nga populli vetem e vetem per pllaka perkujtimore,etj, por populli ua dha voten qe te nderprisni diskriminin e shqiptareve ne maqedoni,a fatkeqsisht juve as qe u intereson kjo ceshtje. Kurse ti o Izet Mexhiti tet vjej turp se qe 5 vjet mandat qe ta dhan qytetaret e Cairit, nuka arite edhe nje grope da mbulojsh ne at komune,sepse u ka mbyt korupsioni. ju lutem ta publikoni kete koment.ju falemenderit.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 5 | Treguar: 1 - 5

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0