Qeveria plaçkitë qytetarët!
Qeveria e Maqedonisë vazhdon të sjellë ligje të cilat nuk kanë për qëllim që të edukojnë qytetarët e saj, por më shumë për të kuruar problemet ekonomike më të cilat po ballafaqohet ajo. Ekonomistët vlerësojnë se qeveria po sjell vendime të cilat çdo ditë e më shumë po e zbrazin xhepin e tyre. Mënyra e funksionimit monetar e vështirëson tepër jetën e qytetarëve. Nga dita e enjte ka hyrë në fuqi ligji ku të gjithë vozitësit e automjeteve detyrohen të kenë me vete aparat zjarrfikës dhe jelek sigurimi reflektues, në të kundërtën gjobat janë shumë të larta. “Për këtë dënim gjoba është 120 euro, ndërsa nëse paguhet brenda tetë ditëve është 60 euro. Por ne si polici, për një periudhë kohore tani në fillim vetëm do t’i paralajmërojmë qytetarët që ta respektojnë ligjin dhe nuk do t’i dënojmë menjëherë”, tha Borçe Peshevski, zëdhënës i policisë. Megjithatë, për ekonomistin Xhevdet Hajredini, i cili ka qenë edhe ish-ministër i financave kjo është vetëm një plaçkitje ndaj qytetarëve. “Greuvski ka kohë që merr para prej të gjithë qytetarëve dhe i përdorë ata vetëm ndaj disa grupacioneve që i shërbejnë atij. Kjo është një grabitje e vrazhdët ndaj qytetarëve”, tha Hajredini. Vendimet e tilla duket se nuk janë edukative për qytetarët, pasi mungon tradita e pagesës së dënimeve. Ekspertët pohojnë se për të sjellë rend në shoqëri në vendet evropiane fillimisht dënimet vendosen të vogla. Me këtë veprim edhe paguhen gjobat, edhe edukohen qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit. Por mënyra e mbushjes së buxhetit me ndëshkime ndaj qytetarëve është e papranueshme edhe për dekanin e ekonomisë në USHT, Petrit Pollozhani. “Vlerësoj se janë të papranueshme vendime e tilla të qeverisë në një kohë kur standardi i qytetarëve është tepër i ulët dhe mbi 35 për qind e qytetarëve janë të papunë. Mbledhja e të hyrave në buxhet nuk bëhet në atë mënyrë, kurse derdhja është tepër joproduktive”, tha Pollozhani. Ekonomisti Hajredini pohon se kësaj qeverie nuk i ndihmojnë aspak këta masa në këtë situatë dramatike. “Qeveria është zhytur maksimalisht me këtë politikë ekonomike që po e zhvillon. Krizën ekonomike nuk e shpëton, jo vetëm interpelenaca ndaj ministrit të financave, por duhet të japë dorëheqje e gjithë qeveria. Keqpërdorimin e parave të qytetarëve ata e shfrytëzojnë për qëllime destruktive. Kriza është pritë, por Gruevski e Stavrevski si dy ekonomistë të diplomuar vetëm e thelluan këtë”, tha Hajredini. Sipas tij, kjo situatë e detyron qeverinë të rishikojë buxhetin dhe t’i shkurtojë shpenzimet e paarsyeshme. “Qeveria e Nikolla Gruevskit nuk arriti në 2-3 vitet e fundit të sjellë asnjë investim direkt. Kjo tregon për punën e kësaj qeverie në aspektin ekonomik”, tha ish-ministri i financave. Burime nga policia pohojnë se kanë marrë urdhër që secili polic rrugor çdo ditë minimum të dënojë nga 7 persona, ose mesatarisht të sjellë në arkën e shtetit nga një mijë euro gjoba. Gjithashtu, Maqedonia konsiderohet si një ndër shtete me dënime më të rrepta për komunikacion në rajon.
Disa prej vlerave të gjobave:
30 euro nëse s’janë të ndezura dritat e veturës 35 euro nëse nuk vendoset rripi i sigurisë 300 euro nëse vozitë më shpejtë se 30 km/h sa është kufizimi maksimal 200-400 euro nëse vozitë nën ndikim alkooli 330 euro nëse dëmtohet rruga ose objektet në rrugë 520-1350 euro për persona juridik të cilët punësojnë vozitës, por që nuk i plotësojnë kushtet për shëndet dhe siguri, kurse për persona fizik dënimi është 330 euro 550-2350 për kompanitë e transportit të udhëtarëve që nuk i respektojë rregullat teknike të vozitjes
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:56)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:44)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:32)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:29)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:28)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:17)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:15)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
POPULLIT NUK I NGEL GJE TJETER VEQSE
GREVA,PROTESTE,POR QEVERIT SI AJO E MAQEDONIS DHE AJO E JONA NE SHQIPERI AS
QE PYESIN,SEPSE QEVERITARET JANE MA TE
KORRUPTUARTDHE QEVERIJA ESHTE E KRIJUAR
NGA NJI BANDE KRIMINELES,HAJDUDESH,DHE
MA ANTI NJERZOR,MJER POPULLI SHQIPETAR
NE CDURE GJINDET,DREJTUSIT E AUTOMJETEVE
DO GJINDEN NE KAPITULLIM,QEVERIA KERKON
TE ZVARRITE EKONOMIN ME GJOBA,"GOMARI
PARANGORRDHJES KERKONE TE MBAJE SHPIRTIN
ME THERRE"
edhe nje korigjim te vogel
per ripin e sigurimit eshte denimi 20euro
per shpejtesi me te madhe se 50klh eshte 300euro.dhe per dritat eshte 20euro.
Publikoni komentin tuaj