Hyrje | LAJME | Maqedoni | Qeveria plaçkitë qytetarët!

Qeveria plaçkitë qytetarët!

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Qeveria e Maqedonisë vazhdon të sjellë ligje të cilat nuk kanë për qëllim që të edukojnë qytetarët e saj, por më shumë për të kuruar problemet ekonomike më të cilat po ballafaqohet ajo. Ekonomistët vlerësojnë se qeveria po sjell vendime të cilat çdo ditë e më shumë po e zbrazin xhepin e tyre. Mënyra e funksionimit monetar e vështirëson tepër jetën e qytetarëve. Nga dita e enjte ka hyrë në fuqi ligji ku të gjithë vozitësit e automjeteve detyrohen të kenë me vete aparat zjarrfikës dhe jelek sigurimi reflektues, në të kundërtën gjobat janë shumë të larta. “Për këtë dënim gjoba është 120 euro, ndërsa nëse paguhet brenda tetë ditëve është 60 euro. Por ne si polici, për një periudhë kohore tani në fillim vetëm do t’i paralajmërojmë qytetarët që ta respektojnë ligjin dhe nuk do t’i dënojmë menjëherë”, tha Borçe Peshevski, zëdhënës i policisë.

Megjithatë, për ekonomistin Xhevdet Hajredini, i cili ka qenë edhe ish-ministër i financave kjo është vetëm një plaçkitje ndaj qytetarëve. “Greuvski ka kohë që merr para prej të gjithë qytetarëve dhe i përdorë ata vetëm ndaj disa grupacioneve që i shërbejnë atij. Kjo është një grabitje e vrazhdët ndaj qytetarëve”, tha Hajredini.

Vendimet e tilla duket se nuk janë edukative për qytetarët, pasi mungon tradita e pagesës së dënimeve. Ekspertët pohojnë se për të sjellë rend në shoqëri në vendet evropiane fillimisht dënimet vendosen të vogla. Me këtë veprim edhe paguhen gjobat, edhe edukohen qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit. Por mënyra e mbushjes së buxhetit me ndëshkime ndaj qytetarëve është e papranueshme edhe për dekanin e ekonomisë në USHT, Petrit Pollozhani. “Vlerësoj se janë të papranueshme vendime e tilla të qeverisë në një kohë kur standardi i qytetarëve është tepër i ulët dhe mbi 35 për qind e qytetarëve janë të papunë. Mbledhja e të hyrave në buxhet nuk bëhet në atë mënyrë, kurse derdhja është tepër joproduktive”, tha Pollozhani.

Ekonomisti Hajredini pohon se kësaj qeverie nuk i ndihmojnë aspak këta masa në këtë situatë dramatike. “Qeveria është zhytur maksimalisht me këtë politikë ekonomike që po e zhvillon. Krizën ekonomike nuk e shpëton, jo vetëm interpelenaca ndaj ministrit të financave, por duhet të japë dorëheqje e gjithë qeveria. Keqpërdorimin e parave të qytetarëve ata e shfrytëzojnë për qëllime destruktive. Kriza është pritë, por Gruevski e Stavrevski si dy ekonomistë të diplomuar vetëm e thelluan këtë”, tha Hajredini.

Sipas tij, kjo situatë e detyron qeverinë të rishikojë buxhetin dhe t’i shkurtojë shpenzimet e paarsyeshme. “Qeveria e Nikolla Gruevskit nuk arriti në 2-3 vitet e fundit të sjellë asnjë investim direkt. Kjo tregon për punën e kësaj qeverie në aspektin ekonomik”, tha ish-ministri i financave.

Burime nga policia pohojnë se kanë marrë urdhër që secili polic rrugor çdo ditë minimum të dënojë nga 7 persona, ose mesatarisht të sjellë në arkën e shtetit nga një mijë euro gjoba. Gjithashtu, Maqedonia konsiderohet si një ndër shtete me dënime më të rrepta për komunikacion në rajon.

Disa prej vlerave të gjobave:

30 euro nëse s’janë të ndezura dritat e veturës

35 euro nëse nuk vendoset rripi i sigurisë

300 euro nëse vozitë më shpejtë se 30 km/h sa është kufizimi maksimal

200-400 euro nëse vozitë nën ndikim alkooli

330 euro nëse dëmtohet rruga ose objektet në rrugë

520-1350 euro për persona juridik të cilët punësojnë vozitës, por që nuk i plotësojnë kushtet për shëndet dhe siguri, kurse për persona fizik dënimi është 330 euro

550-2350 për kompanitë e transportit të udhëtarëve që nuk i respektojë rregullat teknike të vozitjes

Subscribe to comments feed Komente (6 publikuar):

Populli në 13/03/2010 22:51:52
avatar
gjobat janë të shtrejta kur ti shiqojsh rrogat e qytetarve.skam koment tjetër...
Thumbs Up Thumbs Down
0
në 12/03/2010 17:50:54
avatar
KUR QEVERIJA ESHTE E QELBUL,ATEHERE
POPULLIT NUK I NGEL GJE TJETER VEQSE
GREVA,PROTESTE,POR QEVERIT SI AJO E MAQEDONIS DHE AJO E JONA NE SHQIPERI AS
QE PYESIN,SEPSE QEVERITARET JANE MA TE
KORRUPTUARTDHE QEVERIJA ESHTE E KRIJUAR
NGA NJI BANDE KRIMINELES,HAJDUDESH,DHE
MA ANTI NJERZOR,MJER POPULLI SHQIPETAR
NE CDURE GJINDET,DREJTUSIT E AUTOMJETEVE
DO GJINDEN NE KAPITULLIM,QEVERIA KERKON
TE ZVARRITE EKONOMIN ME GJOBA,"GOMARI
PARANGORRDHJES KERKONE TE MBAJE SHPIRTIN
ME THERRE"
Thumbs Up Thumbs Down
0
PLICI SHQIPTARE në 12/03/2010 17:11:55
avatar
ju lutem redaksi pulikoni komentin tim.
edhe nje korigjim te vogel
per ripin e sigurimit eshte denimi 20euro
per shpejtesi me te madhe se 50klh eshte 300euro.dhe per dritat eshte 20euro.
Thumbs Up Thumbs Down
0
POLICI SHQIPTARE në 12/03/2010 17:00:41
avatar
shiqoni te nderuar bashke shtetas,nuk duhet te politizohen gjera ne gjuhen maqedone ZBSP dmth(ligji per siguri ne trfik)ti dalojme do gjera,problemet e shtetit nuk kane te bejne me problemet e komunikacionit rugor,ne si shqiptare duhet nje here e pergjithmone te jena te vetedishem se ne rastese une e vendosi veturen ne vend te pa lejuare dmth i pengoj te tjerve kalimin e sigurtedhe pa pengesa,vozitja e shpejte nuk ka diskutim le ti meret leja exzistojne do regulla ne komunikacion,me alkohol care mendoni se duhet te tolerohet,pa ripin e sigurimit si mundet te vazdojshe e mos lidheshe...!shiqoni veturen edhe nese e paguan 10000euro eshte e jotja vetem ateher kur e ke ne garazen tende,ndersa sa te del ne kom-rugor eshte e LIGJIT duhet te kuptoena.se paligje nuk munde te te kena siguri ne te gjitha drejtimet ne jeten e pergjithshme,e kame fjalen per komunikacionin care shqitari eshte aje qe fmijut vete tuj e ditur se nuk ka leje per vozitje ja jep veturen ta vozite ju lutem.eshte krejte e qarte se kjo qeveri punon kunder neve shqiptareve po edhe ne e lipim.vozitena me shpejtesi 200ne ore pastaje me denuan.jame polic dhe nuke mundet nje golege maqedon ta malltretoj nje shqiptare ne prezencen time nese ka te drejte me ligj,kurse ti mbetet ne qafe per dicka qe nuk e ka ber ta danoj po vallaj nuk e lejoj nje gje te til,si e kerkon ashtu do ta gjejshe.PERSHENDETJE DHE JU DESHIROJ TOLERANCE NE KOMUNIKACION TE GJITHVE
Thumbs Up Thumbs Down
0
kodra në 12/03/2010 15:35:56
avatar
Ket Qeveri ene ato partit qe e udheqin kete qeveri, por enetjert nuk jan te paster,kto a mendojn sejan ne amerik a dikund ka dubai qe njerzit kan aq roga te nalta e mujn tipagujn keto kto denime askund ne europ nuk kerkohet aparat zjarfikes vetem ne stetin e madh te maqedonis veriore.
Thumbs Up Thumbs Down
0
hajdari në 12/03/2010 13:30:12
avatar
HAJDE QEVERRI HAJDE!!! ju lumte me ligjet e reja.Po mos u habitni se se shpejti ky popull qe ju ka votue, do ti mbush rruget si ne greqin fqinje. Sepse rugdalje nga kjo qeverri e korruptuar nuk ka tjeter.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 6 | Treguar: 1 - 6

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0