Hyrje | LAJME | Maqedoni | Drucas: Nuk ka propozim amerikan për emrin

Drucas: Nuk ka propozim amerikan për emrin

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Nuk ka propozim amerikan për zgjidhjen e çështjes së emrit, deklaroi zëvendës-shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas në intervistën për kanalin e tretë të televizionit kombëtar ERT.

"Nuk ka propozim nga SHBA-ja. Ajo që e kemi është linja e jonë e kuqe kombëtare greke, të cilën ne ua theksuam bashkëbiseduesve tanë, respektivisht pozicionin "erga omnes" - emër i komplikuar me përcaktim gjeografik. Për këtë biseduam dhe këtë ua prezantuam, u përgjigj Drucasi në pyetjen nëse ekziston propozim konkret amerikan për emrin që i është prezantuar kryeministrit Jorgos Papandreu në takimet në Uashington me presidentin e SHBA-së, Barak Obama dhe me sekretaren shtetërore Hilari Klinton.

I pyetur nëse bisedohet vetëm për dallimet rreth emrit ose edhe për çështje të tjera, siç janë identiteti dhe gjuha, Drucas thotë "Ajo që Greqia bisedon nën mandatin e KB-së është e qartë: gjetja e zgjidhjes së përbashkët e pranueshme me vendin tonë fqinj"./mia/

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0