Hyrje | LAJME | Maqedoni | Hynë në fuqi importimi i makinave me akciza dhe dogana më të ulëta

Hynë në fuqi importimi i makinave me akciza dhe dogana më të ulëta

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Ndërmjet 10 dhe 20 milionë euro për një vit pritet të hyjnë në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë nga regjistrimi i automjeteve të importuara, të cilat tashmë po voziten në vend dhe nga ato që fillimisht do të importohen. Projektim të saktë tani për tani nuk mund të bëhet, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Finanacave, Zoran Stavreski, i cili së bashku me drejtorin e Drejtorisë së doganave, Vanço Kargov ishin për vizitë në Deponë doganore "Deni internacional".

Prej sot hynë në fuqi akcozat dhe doganat më të ulëta për automjetet e reja dhe të vjetra të importuara në Republikën e Maqedonisë.

Stavreski tha se punonjësit e doganave janë të gatshëm që me efikasitet ta zbatojnë procedurën për doganim të automjeteve të importuara, numri i të cilave pritet të rritet gjatë dy-tre javëve të ardhshme.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Finanacave paralajmëroi se me drejtorin e Drejtorisë së doganave kanë asrritur marrëveshje që të zhvillohen turne plotësuese për fundjavët, duke shprehur kënaqësi që me pakësimin e akcizave dhe doganës për import të automjeteve, Qeveria do të ndihmojë që një numër i madh i qytetarëve, në njëfarë mënyre të pranueshme, të sigurojnë automjete.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Stavreski, në pyetjen se sa është borxhi i shtetit ndaj ekonomisë, theksoi se shfrytëzuesit buxhetorë kanë mjete në buxhetet e tyre dhe secili mund të shohë se sa është borxhi i tyre, nuk ka shifër përmbledhëse.

I pyetur rreth asaj se sa janë vlerësimet prë dëmin nga greva në Greqi dhe sa prësojnë kompanitë tona, drejtori i Doganës, Kargov tha se kanë biseduar në trupin këshilldhënës dhe këto ditë presin nga odat ekonomike të parashtrojnë njohuritë e veta se sa dëme po pësojnë afaristët./mia/

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0