Studentët përjetojnë jetën në SHBA
Shefja e konsullatës në Ambasadën e SHBA-ve në Maqedoni, Lauren My në Tetovë ka prezantuar para studentëve mundësinë e vizitës dhe punës së përkohshme gjatë pushimeve verore. Programi Summer Work and Travel sipas zonjës May është pjesë e programit të shkëmbimit ndërkombëtar të studentëve pranë departamentit të shtetit amerikan, me qëllim që ata të shkojnë në SHBA për të punuar dhe udhëtuar gjate pushimeve verore. Studentët do të kenë një mundësi më shumë që gjatë qëndrimit të tyre atje te vizitojnë vendet dhe qytetet që ata dëshirojnë. Ky qëndrim në SHBA maksimalisht lejon vetëm katër muaj gjatë pushimeve verore. My në bisedë të drejtpërdrejtë me studentët e USHT dhe të UEJL-së të cilët ishin të pranishëm në Këndin Amerikan në Tetovë, ka diskutuar për gjithë këtë mundësi, duke ftuar ata që të aplikojnë dhe të përfitojnë një përvojë të re në jetën e tyre. Studentët në SHBA përjetojnë jetën dhe kulturën amerikane gjatë periudhës së pushimeve verore. Ndërkaq, asistentja e konsullatës së ShBA-ve në Maqedoni, Valbona Reka, në detaje ka dhënë të gjitha informacionet dhe për procedurat e aplikimit. Ajo gjithashtu duke motivuar studentët tregoi edhe për kushtet e nevojshme të cilat duhet të plotësohen. Ndërkohë që befasi e këndshme ishte përvoja e sjellë para të pranishme nga studentja e UEJL-së, Melania Kolevksa e cila gjatë verës së kaluar kishte vizituar qytete të ndryshme të SHBA-ve dhe kishte njohur shumë njerëz. “Përmes programit Summer Work and Travel unë fitova një përvojë unike të paharruar në jetë. Përveç se fitova para , që janë të nevojshme për studime u njoha me studentë nga vendet e ndryshme të botës si dhe përmirësova gjuhën angleze. Njoha nga afër, përjetova frymën e jetës amerikane. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme tha Melania para studentëve. Këndi Amerikan në Tetovë gjithmonë mban prezantime të programeve të ndryshme që mundësojnë vizita studentësh, studime falas në universitetet amerikane. “Në bashkëpunim me ambasadën ne mundohemi që gjithmonë të ofrojmë sa më afër qytetarëve tanë programet e këmbimeve kulturore, arsimore dhe edukative. Si për nxënësit e shkollave të mesme, studentët, profesorët dhe për hulumtuesit e shkencave të ndryshme. Këto bëhen me prezantimet e drejtpërdrejta nga përgjegjësit e programeve në ambasadë”, tha Gëzim Sulejmani duke theksuar se në fund të këtij muaji do të prezantohen në Këndin Amerikan të gjitha mundësitë e këmbimit të studentëve nëpërmjet programeve edukative që ofron Sektori për çështje edukative dhe arsimore.
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:58)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:47)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:38)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:32)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:29)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:19)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:17)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj