Hyrje | LAJME | Maqedoni | Qeveria ta kthej “Suli Hanin” e grabitur

Qeveria ta kthej “Suli Hanin” e grabitur

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Studentët e fakultetit të Shkencave Islame kanë protestuar para "Suli Hanit", duke kërkuar pronësinë e këtij objekti t’i kthehet Bashkësisë Fetare Islame (BFI). "Kjo protestë le të merret si fillim i një epoke të re për mënyrën e kërkesave tona për kthimin e pronave të nacionalizuara dhe t’i thuhet stop një herë e përgjithmonë diskriminimit fetar duke filluar nga qendra e Shkupit e deri në Manastir, Llazec, Prilep, Kumanovë, Strumicë dhe Radovish", tha Mexhid Osmani, student. Ai shtoi se BFI-ja disa herë ka bërë kërkesë që ky objekt t’ju kthehet, por qeveria e Maqedonisë është treguar gjithmonë e shurdhër ndaj kësaj kërkese. "Arsyeja që nuk kthehet ky objekt sipas Qeverisë është se ky objekt është monument i trashëgimisë kulturore islame. Por kush më mirë se ne,që studiojmë islamin e kupton rëndësinë e trashëgimisë kulturore islame", tha Osmani. Në vitin 1948 ky objekt pa dëshirën e myslimanëve u uzurpua prej shtetit të atëhershëm jugosllav , i cili është i shfrytëzuar për gjithçka, por jo edhe për interesat e myslimanëve të Maqedonisë. "Ky objekt është i lidhur shpirtërisht me ne, pasi që është vend ku ne do të mund të studiojmë sipas traditës dhe kulturës islame. Publikisht kërkojmë që ky objekt të kthehet në pronësi tonë dhe ti themi fund golgotës sonë për të ecur çdo ditë me dhjetëra kilometra jashtë Shkupit për hapësira studimi", tha Osmani. Ndryshe, objekti Suli Hani paraqet një objekt të rëndësisë së veçantë për BFI-në, i cili është ndërtuar nga Isa Beu në gjysmën e parë të shekullit pesëmbëdhjetë dhe paraqet objekt reprezentativ të arkitekturës civile islame.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0